Tirana
few clouds
23 ° C
23 °
23 °
40 %
4.1kmh
20 %
Pre
23 °
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
25 °
Mar
23 °
E premte, 14 Maj, 2021
spot_img

Komiteti rekomandim Ministrisë së Arsimit: Studentët të rikthehen në mësim. Ka rritje të lehtë të rasteve, por beteja vazhdon (VIDEO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Komiteti Teknik i Ekspertëve i rekomandon Ministrisë së Arsimit që studentët e arsimit parauniversitar të rikthehen në klasa. Sipas zv.ministres Rakacolli, Ministria duhet të mundësojnë rikthimin e plotë të studentëve të gjimnazeve në klasa dhe t’i japë fund mësimit të përzierë.

“Komiteti mendon që t’i propozojë Ministrisë së Arsimit që përsa i përket procesit arsmior parauniversitar, të kalojë nga modeli i përzierë në atë në klasa. Por duke zbatuar në mënyrë rigoroze masat. Duke vazhduar me masa dhe shtimin e vaksinimeve, do të kemi një kontroll mbi pandeminë”, tha Rakacolli.

Albana Fico – ISHP: Dua të kërkoj nga qytetarët që nuk ka përfunduar beteja jonë me Covid-19. Ndaj të mabhet maska, distanca dhe respektimi i të gjitha rregullave duhet të vijojë.

Skënder Brataj – Urgjenca: Nga monitorimi, ka një rritje të lehtë të vizitave në banesë. Jemi te 350 vizita në ditë në banesë. Shtrimet në spital po ashtu kanë një rritje të vogël. Nëse ishim në shifrat 10-15, sot jemi në 20-22. Në 129 raportime për efekte anësore të vaksinës, predominon temperatura, dridhje, të lodhura.

Mira Rakacolli – Zv.ministre: Komiteti arrin në konkluzion se në këto ditë situata është e qëndrueshme, por kemi një rritje të lehtë të rasteve ditore dhe raste të të shtruarve në spital, po ashtu dhe ata që kanë pasur nevojë dhe kanë thirrur 127 për ndihmë mjekësore. Vaksinimi ka ecur me ritme shumë të mira. Ka mbaruar vaksinimi me dy doza i personelit mjekësor.

Komiteti mendon që t’i propozojë Ministrisë së Arsimit që përsa i përket procesit arsmior parauniversitar, të kalojë nga modeli i përzierë në atë në klasa. Por duke zbatuar në mënyrë rigoroze masat. Duke vazhduar me masa dhe shtimin e vaksinimeve, do të kemi një kontroll mbi pandeminë.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img