Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
69 %
1.5kmh
0 %
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
E diel, 20 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Komiteti ktheu studentët në auditore për konsultime, apeli i Rakacollit: I jemi afruar daljes nga tuneli, por zbatoni me rigorozitet masat

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli  ka folur për kthimin e studentëve në auditore për konsultimin për provime, duke u bërë thirje që të respektojnë me rigorozitet masat anti-Covid.

Ajo u shpreh më tej se fushata e vaksinimit masiv ka ndikuar në uljen e rasteve të reja, por pandemia ende nuk ka mbaruar, duke theksuar se gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit, nuk u zbatuan masat e sigurisë.

“Vaksinimi ka ulur ndjeshëm numrat e të infektuarve, por edhe numrin e të vdekurve dhe numrin e të shtruarve në spital. Patjetër, studentët duhet të vazhdojnë të respektojnë në mënyrë rigoroze masat nati-covid. Pra pandemia nuk ka mbaruar. I jemi afruar daljes së tunelit por akoma jemi brenda dhe një lëshim tani do na kthejë mbrapa. Duhet të vazhdojmë të ndjekim masat akoma. Jemi në atë momentin kur e kemi të pavlerësuar mirë nga ana e shifrave influencën që mund të ketë pasur zhvillimi i fushatës elektorale, pasi nuk u zbatuan si duhet masat kundër Covid-19”, u shpreh Rakacolli në Ora News.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img