Tirana
few clouds
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
33 %
4.1kmh
20 %
Sht
32 °
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
41 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

Komiteti ‘ia vë fajin’ të rinjve, dr.Alimehmeti nxjerr studimin e Kanadasë: Mosha 20-30 vjeç është MË PAK e rrezikshme për transmetimin e virusit (ARSYEJA)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

0ddbdeca54631813b3d683e13e3f68b7

Mjeku epidemiolog, doktor Ilir Alimehmeti, një nga mjekët më të mirë përsa i përket interpretimit dhe analizimit të të dhënave të Covid-19 ka publikuar studimin e fundit të Kanadasë, lidhur me disa indikatorë të rëndësishëm.

Në vendin tonë, por jo vetëm, por trumbetohet fakti se të rinjtë janë grupmosha e cila është më pak e përgjegjshme dhe më e rrezikshme për të transmetuar virusin tek të tjerët, sidomos në familje.

Mirëpo duke analizuar të dhënat dhe përfundimet e studimit kanadez, dilet në përfundimin se grupmosha 20-30 vjeç janë më asimptomatikët. Sakaq, kjo kategori, pra asimptomatikët janë kategoria më pak e rrezikshme në përçimin e virusit.

Pyetjes “A janë të rinjtë risku më i madh për familjen?”, studimi i përgjigjet me “JO”.

Shihni analizën e plotë

Në situatën tonë epidemiologjike miqtë e mi, 71.7%* e vatrave janë vatra familjare (*Ministria e Shëndetësisë, 11.02.2021).

Shqetësimi është i ndryshëm sipas moshës dhe, me të drejtë, më të rinjtë shqetësohen më shumë të mos e fusin në shtëpi virusin, ndërsa më të moshuarit shqetësohen të mos i vijë fare virusi në shtëpi.

Por çfarë ndodh realisht brenda shtëpive me të infektuar nuk kemi informacion të saktë, përveç atij të referuar me gojë në bazë eksperiencash personale apo profesionale.

Shpjegim i disa termave teknikë:

Rasti indeks (index case) është rasti i parë që ndodh në familje, pra kush e fut virusin në shtëpi.

Rastet sekondare (secondary case) janë rastet që ndodhin si rrjedhojë e infektimit nga rasti indeks.

SAR (secondary attack rate – raporti i infektimit sekondar) është mundësia që një infeksion të ndodhë ndër persona brenda një grupi specifik (në këtë rast brenda familjes).

SAR ka aftësinë të ofrojë një indikator për të vlerësuar se si ndërveprimet sociale lidhen me riskun e transmetimit. (Liu et al. The Lancet 2020)

Këta indikatorë i ka studiuar siç duhet Instituti i Shëndetit Publik të Ontarios (Kanada), dega e Mbrojtjes së Shëndetit, dhe mund të na ndihmojë të kuptojmë disa pika kyçe shumë aktuale edhe në Shqipëri.

A janë të rinjtë risku më i madh për familjen?

A transmetojnë më pak personat pa simptoma?

A luan rol vonesa e testimit të rastit të parë në familje?

Instituti i Shëndetit Publik të Ontarios (Kanada) studioi:

29.352 familje, me

84.125 kontakte familjare dhe

16.404 raste sekondare.

Le t’i marrim me rradhë pyetjet më lart!

A janë të rinjtë risku më i madh për familjen? (Tabela 1)

Mosha më pak e rrezikshme për transmetimin sekondar është grupmosha 20-30 vjeç.

Në detaj, SAR sipas grupmoshës së rastit të parë në familje:

0-10 vjeç: SAR = 18.9%

10-20 vjeç: SAR = 17.7%

20-30 vjeç: SAR = 16.5%

30-40 vjeç: SAR = 18.0%

40-50 vjeç: SAR = 19.9%

50-60 vjeç: SAR = 23.3%

60-70 vjeç: SAR = 24.2%

70-80 vjeç: SAR = 25.9%

>80 vjeç: SAR = 34.6%

A transmetojnë më pak personat pa simptoma? (Tabela 1)

Asimptomatikët: SAR = 6.2%

Përpara simptomave: SAR = 8.2%

Simptomatikë: SAR = 22.1%

A luan rol vonesa e testimit të rastit të parë në familje?

Shpjegim:

Vonesa e testimit është vonesa (në ditë) ndërmjet shfaqjes së simptomave të rastit të parë në familje dhe marrjes së kampionit për testim nga profesionistët shëndetësorë.

Në detaj:

Pa simptoma (referencë): SAR 6.2%

<0 ditë (para shfaqjes së shenjave): SAR 8.2%

0 ditë vonesë (dita e shfaqjes së shenjave): SAR 13.0%

1 ditë vonesë: SAR 18.5%

2 ditë vonesë: SAR 21.8%

3 ditë vonesë: SAR 21.5%

4 ditë vonesë: SAR 23.8%

≥5 ditë vonesë: SAR 28.9%

Këto të dhëna flasin për faktin se të rinjtë janë relativisht më asimptomatikë ose të sëmurë më lehtë e, si rrjedhojë, edhe risku për të infektuar të tjerë është më i ulët.

Autorët dalin në përfundimin se:

Risku më i lartë për infektime sekondare është më i lartë në familjet ku:

rasti i parë ka vonesën më të lartë ndërmjet shfaqjes së simptomave dhe testimit,

rasti i parë ka moshën më të lartë,

rasti i parë është simptomatik, dhe

familjet që janë më të mëdha në numër.

GJETJET TONA PROPOZOJNË KRYERJEN E TESTIMEVE TË MENJËHERSHME SI METODË PËR TË REDUKTUAR TRANSMETIMIN FAMILJAR DHE INCIDENCËN E COVID-19.

Pra, miqtë e mi, çfarë përfundimesh nxjerrim, duke marrë parasysh se Shqipëria nuk është Kanada?

Së pari, mos t’i anatemizojmë të rinjtë tanë pasi risku prej tyre është i njëjtë (ndoshta edhe më i ulët) në krahasim me moshat e tjera.

Së dyti, vonesa/mungesa e testimeve është shtysa më e lartë e rritjes së transmetueshmërisë!

Pra, le të pranojmë që kemi një problem testimesh dhe jo një problem rinie!

Ndërkohë vazhdojmë të zbatojmë të gjitha masat minimale që na kërkohen, të ruajmë veten dhe të tjerët.

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti

Epidemiolog Klinik

Fakulteti i Mjekësisë, UMT

154661380_3722133404530508_5547267721988101647_o.jpg

154991031_3722133491197166_2864203338477169218_o.jpg

154765917_3722133564530492_1866040251639334530_o.jpg

 

155007120_3722133661197149_4513613752954888581_o.jpg

154706143_3722133707863811_2629574262482713843_o.jpg

155806835_3722133787863803_5231320892086852483_o.jpg

Më shumë

spot_img
spot_img