Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
73 %
0kmh
0 %
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
40 °
Sht
34 °
E martë, 27 Korrik, 2021

Komiteti i Helsinkit: Spastrim etnik mbi shqiptarët në Serbi, të ndalohet pasivizimi i adresave

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi e ka konsideruar një spastrim etnik me mjete administrative, heqjen e adresave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Në raportin e titulluar “Minoriteti shqiptar në pritje, Presheva, Bujanoci dhe Medvegja si pengje të marrëdhënieve Serbi-Kosovë”, theksohet se pasivizimi i adresave ka për qëllim zvogëlimin e numrit të shqiptarëve në këto komuna.

“Në mënyrë që të zvogëlohet numri i shqiptarëve që jetojnë në jug sa më shumë të jetë e mundur, shteti po kryen procesin e ashtuquajtur “Pasivizimi i vendbanimit të shqiptarëve” që punojnë jashtë vendit, qoftë në Evropën Perëndimore ose në Kosovë. Kjo masë është në thelb, një formë e spastrimit etnik përmes mjeteve administrative”, shkruajnë mediet në Kosovë.

Ndër të tjera në raport thuhet se pasivizimi ul në mënyrë artificiale numrin e shqiptarëve në Medvegjë, Bujonac dhe Preshevë:

“Pasivizimi” (pasivizimi masiv dhe selektiv i vendbanimit) i bën individët të humbin statusin e tyre si shtetas i Serbisë dhe në përputhje me rrethanat, të gjitha të drejtat civile, të drejtat për të votuar, të drejtat për pronë, sigurim shëndetësor, pension, punësim, etj. Duke qenë se qytetarët nuk janë informuar për “pasivizimin”, ata zakonisht humbin të drejtën e tyre për ankesë, afati për të cilin është tetë ditë.

Sipas Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi, është e nevojshme të ndalet menjëherë ky proces dhe të rivendosen të drejtat civile të shqiptarëve. Kjo masë po zbatohet ekskluzivisht për shqiptarët, dhe jo për serbët që punojnë përkohësisht jashtë vendit.

Më shumë

spot_img
spot_img