Tirana
light rain
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
71 %
7.2kmh
75 %
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
17 °
Enj
14 °
E diel, 4 Dhjetor, 2022

Komiteti i Ekspertëve: OMICRON ka ardhur në Shqipëri! Përgjigjet nga laboratori në Gjermani janë pozitive

spot_img

Lajme të ngjashëm

Komiteti Teknik i Ekspertëve konfirmon se varianti “OMICRON” i Covid-19 ka ardhur në Shqipëri. Referuar asaj që thanë zyrtarët e këtij Komitetit, përgjigjet nga laboratori në Gjermani kanë ardhur pozitive, ç’ka do të thotë se në vendin tonë ka persona të infektuar me “OMICRON”.

Sipas shefes së re të ISHP Eugena Tomini, në vendin tonë janë konfirmuar dy raste pozitive me këtë variant të koronavirusit, shkruan newsbomb.al. Megjithatë ajo shtoi se në vendin tonë mbizotëron varianti Delta.

“Nga ISHP pas dërgimit të monstrave të dyshuara për variante të tjera kanë konfirmuar nga laboratori në Gjermani të dy rasteve të Omicron në Shqipëri. Në bazë të hetimit epidemiologji të dyshimeve, u konfirmuan edhe diagnozën laboratorike. Ndërkohë që në Shqipëri mbizotëron varianti Delta. Për incidencën javore kemi një rënie.

Përsa i përket numrit të rasteve javore jemi te 284 raste javore. Situata po monitorohet përsa i përket hospitalizimeve. Kemi një qëndrueshmëri të rasteve të hospitalizuara. Duke qenë se kemi prezencë të Omicron dhe mbizotërim të Deltës, masat, higjiena dhe minimizimi i grumbullime duhet të respektohen, paralelisht me vaksinimin. Qytetarët të vijojnë vaksinimin” ,tha Tomini.

Më shumë




spot_img








spot_img