Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
69 %
0.5kmh
0 %
Mër
11 °
Enj
14 °
Pre
17 °
Sht
15 °
Die
16 °
E mërkurë, 29 Mars, 2023

Komiteti i Ekspertëve nuk vendos testin për pasagjerët nga Kina, sugjeron doza të treta dhe të katërta të vaksinës kundër Covid-19

Lajme të ngjashëm

Komiteti Teknik i Ekspertëve thotë se nuk ka nevojë për paraqitjen e testit negativ, për pasagjerët që vijnë nga Kina, pavarësisht se diçka të tillë tashmë e kanë aplikuar SHBA dhe disa shtete europiane.

Ekspertët e menaxhimit të pandemisë vlerësuan se situata është përgjithësisht e mirë, pasi incidenca në Shqipëri është tepër e vogël dhe imunizimi është i mirë.

Ata rekomandojnë kryerjen e dozave përforcuese të vaksinave kundër koronavirusit.

Njoftimi i plotë:

Komiteti Teknik i Eksperteve te menaxhimit te pandemise Covid 19 ka ndjekur me vemendje dhe ne vazhdimesi dinamiken e situates epidemiologjike te infeksionit Sars Cov 2 dhe semundjes Covid 19. Sic jeni ne dijeni edhe nga raportimet tona te perditshme situata aktuale ne vend paraqitet e kontrolluar. Mesatarja e rasteve te reja ditore javen e fundit e cila është edhe java e 51 e ketij viti, eshte 18 raste të reja ditore. Incidenca dy javore eshte 8 per 100000. Ndërsa numri i rasteve aktive sot në Shqipëri eshte 195. Jane 2 paciente te shtruar ne Spitalin Infektiv dhe asnje ne njesite e kujdesit intensiv.

Në lidhje me vaksinimin në Shqipëri deri me sot janë aplikuar rreth 3,282,000 doza dhe popullesia target për vaksinimin sot paraqitet e vaksinuar në masën 60.8%. Nje situate e stabilizuar paraqitet edhe ne rajon e ne Europe. Por, prej disa ditësh ka pasur një rritje të ndjeshme të rasteve të reja ditore në Republikën e Kinës, shoqëruar kjo edhe me shtrime në spitale dhe në njësitë e kujdesit intensiv. Nuk kemi akoma të dhëna nga autoritetet shëndetësore kineze për shtamet e virusit përgjegjës.

Në këtë kuadër, disa vende, si SHBA, Japonia, Tajvani, India dhe Italia kanë marrë si masë, paraqitjen e testit Covid për infeksionin SARSCov2, për ata udhëtarë që vijnë nga Republika e Kinës.

Qendra Europiane e Kontrollit dhe Parandalimit te Sëmundjeve ose ECDC, si edhe Komisioni i Sigurise i KE, i mbledhur diten e djeshme (si edhe Mbreteria e Bashkuar), per momentin nuk e shikojne me riskt te larte shperthimin e nje vale te re epidemie, por per faktin qe virusi qarkullon edhe ne Europe dhe niveli i imunizimit eshte i mire, prandaj rekomandon vazhdimin e ndjekjes se kujdesshme të dinamikës së kësaj situate.

Edhe komiteti ynë i ekspertëve, pasi analizoi situatën epidemiologjike, në vend në Europë edhe më tej, vlerëson se do të vazhdoje të monitorojë me shumë kujdes dinamikën e kësaj situate, dhe do të vlerësojë masat e marra nga vendet e tjera dhe rekomandimet e ECDC dhe të OBSH-së.

Do të vlerësojmë hap pas hapi nevojën për masa shtesë në përputhje me dinamikën e zhvillimit të situatës ekonomike.

Të nderuar qytetarë! Zhvllimet e pandemisë po demonstrojnë gjithmonë dhe më qartë vlerën e vaksinimit. Le të vazhdojmë të kryejmë vaksinat sipas rekomandimeve të mjekut të familjes, në mënyrë që të mos afektohemi nga një valë e re.

Prandaj ata qytetarë të cilët kanë kryer dy dozat e vaksinës bazë dhe nuk kanë bërë dozën e tretë ose të katërt të rendin menjëherë drejt qendrave të vaksinimit dhe t’i kryejnë këto doza. Sepse janë edhe me vaksinen e cila është përgjegjëse të mbron edhe nga variantet e reja të OMICRON-it, të cilat janë ato të cilat janë qarkulluese sot. Po ashtu edhe ata të cilët deri më sot nuk e kanë kryer akoma vaksinimin bazal të shkojnë drejt qendrave tona të vaksinimit për ta aplikuar këtë vaksinë, është e vetmja mënyrë e cila na mbron nga sëmundja dhe na mbron nga shpërthimi i një vale të re.

Më shumë