Tirana
few clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
41 %
3.1kmh
20 %
Pre
24 °
Sht
25 °
Die
23 °
Hën
26 °
Mar
25 °
E premte, 30 Shtator, 2022

Komiteti i Ekspertëve mori vendimin për vazhdimin e mësimit online nga universitetet, studentët sërish në protestë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Komiteti Teknik i Ekspertëve doli ditën e sotme në një konferencë të papritur për mediat dhe mori vendimin për vazhdimin e mësimit online në universitete, por ky vendim i ka lënë shumë të pakënaqur studentët të cilët kanë dalë përsëri në protestë para Ministrisë së Arsimit.

Dhjetra studentë u mblodhën përballë ministrisë me pankarta duke u shprehur se ky vendim nga Komiteti Ekspertëve është i padrejtë.

Ata thonë se ky vendim është i papritur dhe se ata duhet të trajtohen në të njëjtën mënyrë si arsimi parauniversitar, të cilët vazhdojnë mësimin në klasa rregullisht.

Protestat e studentëve kanë nisur që në fillim të nëntorit me vendimin e parë nga qeveria për mbylljen e universiteteve dhe konvikteve, por duket se nuk kanë pasur të njëjtin ndikim si ato të dy viteve më parë. 

Kujtojmë se që prej fillimit të vitit të ri shkollor ka pasur me dhjetra infektime mes mësuesve dhe nxënësve, ku fatkeqsisht disa kanë humbur jetën.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img