Komiteti Teknik i Ekspertëve është mbledhur ditën e sotme ku kanë folur për situatën ndaj pandemisë.
Kryetarja e këtij komiteti, Mira Rakacolli, u shpreh se ka pasur një rritje të rasteve të reja kjo për shkak të variantit Delta të Covid-19 që po qarkullon në vend.
Edhe pse kanë pasur një rritje të shifrave të të infektuar, drejtoresha e ISP, Albana Fico tha se masat nuk kanë ndryshuar.
“Sa i përket pozitivitetit të mostrës, mbetet në shifrën 7.8%. Raporti i infeksionit mes femrave dhe meshkujve mbetet 52 me 48. Raporti i fataliteteve është 1.8%. Grupmoshat 35-64 vjeç kanë një rritje në numër të konsiderueshëm të rasteve të reja. Saranda, Himara, Malësia e Madhe, Shkodra, Tirana dhe Vlora janë bashkitë me incidencën më të lartë. Masat nuk kanë ndryshuar”, tha Fico.
Masat që janë në fuqi:
Detyrimi i mbajtjes së maskës në ambientet e mbyllura
Ngrullumullimet jashtë deri në 50 persona duke respektuar distancimin social
Ora policore nga 24:00 deri në 06:00 dhe muzika deri në 23:00