Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
37 °
Sht
31 °
E martë, 22 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Komisioni Zgjedhor në PD hap garën për kryetarin e ri: 22 maji afati i fundit për aplikim, ja kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Komisioni Zgjedhor në Partinë Demokratike ka hapur garën për zgjehdjen e kryetarit të ri për zgjedhjet që do të zhvillohen në 13 qershor.

Komisioni me kryetar Jemin Gjanën njofton se kandidaturat do të pranohen deri në 22 maj, por kandidatët duhet të plotësojnë disa kritere.

NJOFTIM I KOMISIONIT ZGJEDHOR TË PARTISË DEMOKRATIKE

Komisioni Zgjedhor i Partisë Demokratike me vendimin nr. 1, datë 17.05.2021 ka vendosur që të caktojë modalitetet për paraqitjen e kandidaturave për Kryetar të Partisë Demokratike.

Sipas pikës 4 të nenit 10 të Statutit të PD, zgjedhja apo caktimi në funksione brenda Partisë bëhet bazuar në:

– kohëzgjatjen e anëtarësimit në parti apo shfaqjes si simpatizant i saj;

– kontributit në fushata elektorale;

– kontributit profesional e politik në parti, si dhe në promovimin e vlerave themelore që udhëheqin PDSH-në;

– aktivizimit në jetën politike e publike të vendit;

– mbrojtjes në vazhdimësi të interesave, vlerave dhe programit të PDSH-së; si dhe

– reputacionit në radhët e anëtarësisë dhe/ose shoqërisë në tërësi.

Çdo kandidat, që plotëson kriteret statutore të mësipërme ka të drejtë të paraqesë kërkesën për konkurim pranë Sekretarisë së Komisionit, në selinë qëndrore të Partisë Demokratike, duke plotësuar Formularin e miratuar me vendim të Komisionit.

Kërkesa për kandidim duhet të paraqitet deri në datën 22 Maj 2021. Formulari gjendet në faqen zyrtare në internet të Partisë Demokratike ose mund të tërhiqet pranë Sekretarisë së Komisionit.

Për çdo informacion shtesë lutem kontaktoni me Sekretarinë e Komisionit në numrin +355 4 22 76 920.


Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img