Është zhvilluar mbledhja e Komisionit Statutor në Partinë Socialiste ku janë diskutuar shqetësimet e disa prej deputetëve të kësaj force politike për shkeljet brenda kësaj force politike.
Deputetja Arta Dade ka deklaruar pas përfundimit të mbledhjes se presin përgjigje për të gjitha ankesat e tyre në një kohë të shkurtër, përpara kongresit që kjo forcë politike të organizojë në mes të këtij muaji.
Disa personalitete të PS-së kanë firmosur një letër ku kërkojnë respektimin e statutit të partisë dhe në lidhje me mandatin e kryetarit Edi Rama.