Hapësire reklamuese

Politikë

KQZ u jep 3.5 miliardë lekë partive politike, 2.5 miliardë vetëm për PS dhe PD

Shkruar nga Newsbomb

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fondet vjetore për partitë politike për vitin 2024. Në total, janë 11 parti politike të cilat kanë marrë nga buxheti i shtetit 345.6 milionë lekë.

Partia Socialiste ka përfituar 151.4 milionë lekë nga fondi e ndjekur nga Partia Demokratike me 106.6 mln lekë. Ajo që vihet re është se "Rithemelimi" i Sali Berishës mbetet pa financim, duke qenë se KQZ njeh vetëm PD zyrtare të vulës, pra Lulzim Bashën.

Më pas renditet Partia Republikane e cila përfiton 11.4 milionë lekë, PDIU merr 9.7 mln lekë, ndërsa Partia Social Demokrate 12.3 milionë lekë.

PBDNJ, PAA, PLL dhe LZHK përfitojnë nga 8 mln lekë. Edhe Partia Lëvizja e Legalitet ka përfituar 8.1 milionë lekë.Ndërkohë, Nisma Thurje përfiton më pak se të gjithë partitë, merr 6.2 milionë lekë.

Të gjitha partitë politike do përfitojnë paratë nga fondet vjetore për vitin 2024 pasi të depozitojnë raportet financiare për vitin 2023.

Vendimi i KQZ

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese