Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Foto e Ditës

Komisioni për Reformën Zgjedhore do të mblidhet sërish më 6 shkurt

Shkruar nga Newsbomb
Komisioni për Reformën Zgjedhore do të mblidhet sërish

Komisioni për Reformën Zgjedhore do të mblidhet sërish më 6 shkurt, por këtë here do të tentohet që mbledhja të zhvillohet fizikisht.

Seketaria nga Kuvendi ka nxjerrë një njoftim përmes të cilit bën me dije se Komisioni për Reformën Zgjedhore do të mblidhet ditën e martë, 6 shkurt 2024 , ora 12:30 pranë sallës “Pjetër Arbnori” në katin e katërt në ambientet e Kuvendit.

Në njoftimin e shpërndarë nga Sekretaria, kërkohet edhe konfirmimi i pjesëmarrjes nga anëtarët e këtij Komisioni.

Kujtojmë se më datë 26 janar mbledhja për zgjedhoren u zhvillua online, për shkak të zaptimit të karrigeve nga deputetët e Rithemelimit. Kjo detyroi thirrjen online të komisionit, që në mbledhjen 20 minutëshe miratoi planin e punës dhe programin.

Sondazh

Poll

Hapësire reklamuese