Presidenti Ilir Meta ditën e sotme ka qenë në qytetin e Vlorës për ceremoninë e ngritjes së flamurit.
Në një prononcim për median Meta foli edhe për Komisionin e Posaçëm Parlamentar i ngritur në Kuvendin e Shqipërisë për të mbledhur fakte rreth raportit të Dick Marty-t në lidhje me krimet e luftën e UÇK-së.
“Komisioni për Dick Marty nuk i shërben Shqipërisë dhe as Kosovës. Aktakuzat ndaj UÇK-së, janë të motivuara nga Serbia”, tha Meta.