Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
41 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Komisioni për Metën/ Murrizi: Kur dekretoi 5 Qershorin e njihte Kuvendin, tani jo! Hysi: T’ia kursejmë qytetarëve thirrjen me forcë të Presidentit; Hyseni: Doja të mos ishim fare këtu

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Anëtarët e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidenti Ilir Meta kanë shtruar sot mundësinë e thirrjes me forcë të kreut të shtetit për të dëshmuar. Këtë kërkesë e ka bërë deputeti socialist Spartak Brahoi, pas refuzimit të thirrjes së fundit të Komisionit nga Meta.

Kolegia e tij, Vasilika Hysi kërkoi që qytetarëve t’iu kursehet thirrja me forcë e Metës në Komision, pasi publikur sipas saj “është regjur” me shfaqje të tilla. Ndërkohë, deputeti Myslim Murrizi tha se Meta e njohu Kuvendin kur dekretoi marrëveshjen e 5 Qershorit, ndërsa tani e quan jo legjitim.

Po kështu, edhe kryetari i Komisionit, socialisti Alket Hyseni tha se aio do të donte që ky proces kundër Presidentit të mos kishte filluar fare, por u justifikua duke thënë se i kanë qëndruar strik të gjitha procesdurave sepse Ilir Meta ka bërë shkelje.

Pjesë nga fjala e anëtarëve në Komision:

Vasilika Hysi: Unë nuk do doja që në këtë periudhë kaq të ngarkuar, ne të ofrojmë para publikut shfaqje që nuk janë aspak në të mirë, qoftë për qytetarët, qoftë për imazhin e Republikës Paralamentare, qoftë për imazhin e institucuionit.

Myslim Murrizi: Siç duket Presidenti dhe ata që e këshillojnë, e njohin Kuvendin me vite. Në vitet çift e njohin, në ato teke nuk e njohin. Unë nuk mendoj se e ka me emrat por me vitet. Po të ishte Komisioni në vitin 2022 do të vinte.

Besoj do ketë shkuar në Përmet, Kongresi i parë i Komunitstëve. Se kam parë që i ka dekoruar të gjithë, partizantë, edhe pse s’ka asnjë gjallë, por pasardhësit e tyre.

Unë nuk mendoj që e kemi thirr personalisht Metën në këtë Komision. Nuk kemi pasur nevojë për ndonjë dekoratë, për ndonjë firmë. As fëmijët e mi, as familja ime nuk janë pjesë e ndonjë institucione që ka nevojë për dekoratat e Metës.

Presidenti ka dekretuar këtë Kuvend që sot nuk e njeh. Ky president dekretoi 5 qershorin. E dekretoi sepse brenda ishte dhe firma e Petrit Vasilit. Nuk më impresionon fare nëse e njeh apo nuk e njeh Kuvendin. E njeh në 2020 po nuk e njeh në 2021…

Kryetari Alket Hyseni: Për ne nuk përbën ndonjë risi ardhja ose mosardhja e tij në Komision. Unë do dëshiroja që të mos ishim fare në këtë komision. Nuk është ndonjë dëshirë e madhe që të ngrihet Komision për Presidentin e tij, do doja që Presidenti im të mos i kishte bërë fare këto shkelje. Për të qenë të qartë, ne e bëmë thirrjen për të qenë korrekt me procedurën.

1-Lexo edhe: Komisioni Hetimor: Ligji parashikon marrjen me forcë të Presidentit
2- Lexo edhe: Spartak Braho i ashpër: Meta të thirret me dhunë!

Më shumë

spot_img
spot_img