Tirana
broken clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
53 %
1kmh
75 %
Die
8 °
Hën
12 °
Mar
12 °
Mër
14 °
Enj
14 °
E diel, 27 Nëntor, 2022

Komisioni për inceneratorët miraton planin e hetimit, Tabaku: Rama, Ahmetaj dhe Gjiknuri do vijnë si dëshmitarë, kanë konfirmuar!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Komisioni hetimor për inceneratorët ka miratuar sot planin hetimor dhe nga java e ardhshme do të nisë dëgjimi dhe pyetja e dëshmitarëve, shkruan neësbomb.al. Mes tyre do të jenë dhe kryeministri Edi Rama, ministri Arben Ahmetaj dhe ish-ministri Damian Gjiknuri.

Kryetarja Jorida Tabaku ka thënë se ata vetë kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Gjithashtu, do pyeten dhe kryetarët e tre bashkive ku janë ndërtuar inceneratorët; Tiranë, Lushnje dhe Elbasan.

“Nga dita e hënë ne do fillojmë thirrje e dëshmitarëve. Me grupin e parë në fillim të javës, mediat, specialistët, me personat përgjegjës në Agjencinë e Prokurimeve Publike. Javën e dytë do të kemi personat politikë.

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij. Ministrat Ahmetaj, ish-ministri Gjiknuri, por njëkohësisht dhe tre kryetarët e Bashkisë që kanë qenë vendimmarrës në këtë proces. Te Elbasani kemi kryetarin dhe ish-kryetarin të cilët do merren pjesë e hetimit”, u shpreh ndër të tjera Jorida Tabaku.

Më shumë




spot_img








spot_img