Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
58 %
0.5kmh
0 %
Enj
24 °
Pre
24 °
Sht
28 °
Die
30 °
Hën
29 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

Komisioni Palamentar, Balla: BE mbaj premtimin e dhënë ndaj rajoneve

spot_img

Lajme të ngjashëm

0ac7f9898b2e89aefdecd09bedee77b1

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, i ka përcjellë një mesazh të fortë BE nga Konferenca e Komisioneve Parlamentare.

Balla tha se mesazhi i vetëm për BE është që të mbajë premtimin e dhënë rajoneve, ndërsa thekson se vendi ynë po punon fort për plotësimin e të gjitha kritetereve që i janë vendosur për integrimin në BE.

“Ky takim zhvillohet në një moment të rëdësishëm. Viti që lamë pas shënoi një moment të rëndësishëm dhe aspak të mirë për vendin. Mosmarrja e vendimit për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut u shoqërua me kritika edhe nga vetë nga bashkimi europian.

Mesazhi për BE duhet të jetë pikëtisht ky. BE mbaj premtimin e dhënë ndaj rajoneve. Diskutimet e brendshme të BE edhe pse të rëndësishme nuk duhet të ndalojnë integrimin. Do të doja ti kërkoja konferencës tuaj që në përfundim të kësaj ne të përshëndesim BE, dhe vendimet.

Mos mbajtja e premtimeve nga BE do të doja të citoja faktin që ende qytetarët e RK nuk përfshihet në procesin e lëviszjes së lirë në hapësirën e BE. Edhe pse prej 3 vitesh Kosova tashmë i ka përmbushur të gjitha kriteret.

BE është e vetmja alternativë për paqen… Jemi duke punuar fort për të gjitha kushtet”, tha Balla.

Më shumë

spot_img