Hapësire reklamuese

Politikë

Komisioni i Venecias: Presidenti NUK kishte të drejtë të shtynte zgjedhjet e 30 qershorit, bojkoti NUK mund të kthehej në levë të partive për bllokim

Shkruar nga Newsbomb
Komisioni i Venecias: Presidenti NUK kishte të drejtë të shtynte

Komisioni i Venecias ka nxjerr draft-opinionin për zgjedhjet e 30 qershorit 2019. Sipas këtij dokumenti, zgjedhjet edhe pse u bënë me një forcë politike duke qenë se opozita bojkotoi, ishin në rrugën e duhur.

Ishte Gjykata Kushtetuese ajo qe e dërgoi çështjen në “Venecia” pas padisë së Shoqatës së Bashkive, që në atë kohë drejtohej nga Voltana Ademi. Edhe Komisioni i Venecias në draft-opinion thotë se Kushtetuesja nuk ka kompetenca të gjykojë pavlefshmërinë e zgjedhjeve.

Në vendim ka dhe një qëndrim për Presidentin, i cili i shtyu zgjdhjet në tetor, edhe pse ato nuk u mbajtën. "Presidenti nuk ka të drejtë të shtyjë zgjedhjet në kushtet e mungesës së bazës ligjore;  në këto raste gjykata kushtetuese mund të konsiderojë shtyrjen e zgjedhjeve si antikushtetuese", thotë Venecia.

Për bojkotin e opozitës dhe partive të tjera opozitare, qartësisht thuhet se "bojkoti nuk mund të kthehet në leve të partive për të bllokuar zgjedhjet."

Megjithatë, ky është një opinion paraprak i cili ju është dërguar palëve dhe do pranohen argumenta kundër, nëse do të kenë, të cilat më pas do të shqyrtohen nga anëtarët e Komisionit të Venecias. Më pas, do të publikohet dhe raporti final, në bazë të të cilit Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë do të japë vendimin e saj.

Pjesë nga draft-opinioni i “Venecias”

Opinioni në përgjigje të kërkesës së GJ. Kushtetuese në kuadër të gjykimit më kërkues Shoqatën e Bashkive (V.Ademi)

Në përmbledhje draft opinioni mban këto qëndrime:

– Gjykata Kushtetuese (GJK) nuk ka kompetencë të shqyrtojë pavlefshmërinë e zgjedhjeve.

– E drejta e partive të marrin pjesë në zgjedhje nuk është detyrim; bojkoti nuk është i pranueshëm dhe nuk mund të justifikojë cenimin e periodicitetit të zgjedhjeve; bojkoti nuk mund të kthehet në leve të partive për të bllokuar zgjedhjet;

– e drejta e qytetarëve për të votuar nuk mund cenohet as me justifikimin e pluralizmit

– sipas op. 2019 – Presidenti nuk ka të drejtë të shtyjë zgjedhjet në kushtet e mungesës së bazës ligjore;  në këto raste gjykata kushtetuese mund të konsiderojë shtyrjen e zgjedhjeve si antikushtetuese;

– vendimi i kolegjit zgjedhor që konstaton pavlefshmërinë dekretit të PR për shtyrje zgjedhjesh dhe pse s’është objekt shqyrtimi në GJK nuk mund të nënvlerësohet e të mos konsiderohet.

Komisioni i Venecias by Newsbomb Albania on Scribd

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll