Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
37 %
5.7kmh
0 %
Mër
28 °
Enj
30 °
Pre
31 °
Sht
30 °
Die
24 °
E mërkurë, 25 Maj, 2022
spot_img

Komisioni i Rithemelimit të PD me tone të ashpra, kërcënon Ramën, Bashën dhe Celibashin që s’njohu të dërguarin e Berishës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike ashpërson tonet dhe kërcënon kreun e KQZ-së Ilirjan Celibashin, kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD-së Lulzim Basha.

Reagimi i ashpër vjen një ditë pasi Celibashi deklaroi se Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve njeh Lulzim Bashën si kryetar të PD-së, në përputhje me ligjin.

Në reagim thuhet se Rama dhe Basha do të kenë “fundin e një diktatori të urryer të kombit shqiptar”.

Deklaratë e Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit të PD:

Edi Rama dhe Lulzim Brava janë një!

Dje, Celibashi i narkopartisë me urdhër të kreut të meduzës Edvin Rama refuzoi përfaqësuesin legjitim të PD në KQZ dhe pranoi përfaqësuesin e Peng Bashës duke shkelur kështu rëndë kushtetuten dhe ligjet e vendit.

Me këtë akt antiligjor antikushtetues Edi Rama thellon më tej qëndrimin e tij monist dhe kundër pluralizmit politik. Duke pranuar përfaqësuesin e Peng Bravës në KQZ Edvin Kristaq Koleka dëshmon urrejtjen atërore ndaj pluralizmit të vërtetë politik.

Me këtë rast paralajmërojmë Edvin Ramën se për këtë akt të ri armiqësor ndaj PD, pluralizmit politik dhe demokracisë në Shqipëri e pret se bashku me Peng Bravën e tij fundi i një diktatori të urryer të kombit shqiptar dhe se me asnjë manovër antidemokratike nuk do mund të pengojë fitoren më 6 mars të Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img