Hapësire reklamuese

Politikë

Komisioni i Posaçëm kërkon 3 muaj të tjerë për të mbledhur prova për raportin e Dick Marty-t

Shkruar nga Newsbomb
Montazh: Dick Marty - Kryetari i Komisionit Ulsi Manja

Komisioni i Posaçëm për Informim ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për zgjatjen me 3 muaj të veprimtarisë së tij për të mbledhur prova për raportin e Dick Marty-t.

Ky komision ka kërkuar që të zgjasë deri në 26 maj, ndërsa kërkesa pritet të pranohet në seancën e radhës plenare.

Ishte mazhoranca ajo që e ngriti këtë komision me qëllim administrimin e të dhënave që çuan në hartimin e raportit të Dick Marty-t, raport që u depozitua në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Në këtë raport akuzohen drejtuesit e UÇK-së për krime kundër njerëzimit gjatë periudhës së luftës së Kosovës në territorin shqiptar.

Disa ditë më parë kryetari i këtij komisioni, Ulsi Manja tha se janë depozituar  dy raporte sekrete nga SHISH dhe Ministria e Jashtme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu