Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Komisioni i Ligjeve miraton propozimin: Kuvendi të ngrejë Komision Hetimor për shkarkimin e Metës

Shkruar nga Newsbomb
Komisioni i Ligjeve miraton propozimin: Kuvendi të ngrejë Komision

Me 14 vota pro është miratuar ngritja e Komisionit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja ka thënë se kërkesa e 50 deputetëve për hetimin e Metës është e vlefshme dhe i ka dërguar Kuvendit propozimin për ngritjen e Komisionit Hetimor.

“Meta ka shkelur edhe nenin 7. Parimi i ndarjes dhe balancimit të pushteteve, Ai nuk qeverisë nuk është pushtet. Ai ka disa kompetenca mbi gjyqësorin por nuk mund të jetë arbitrar. Jo të kërkojë llogari lidhur me thelbin e veprimtarisë. Ai e ka bërë këtë gjatë fushatës zgjedhore. Ai ka tentuar të ushtrojë vullnetin e tij në këto. Ai i ka intimiduar këto institucione. Duke shkelur këtë nen kushtetues. Është e rëndë me pasoje prapësim e misionit të tyre. Presidenti ka shkelur edhe 86/1 të Kushtetutës. Pra Presidenti bën moderatorin e përplasjeve politike por Presidenti para zgjedhjeve të 25 prillit, u bë me aktivitet të mirëfilltë politik. Duk u bërë palë. Duke shkelur në mënyrë flagrante nenin 86/1. Po ashtu ai ka shkelur edhe nenin 100 paragrafi i parë. Me sulme ndaj SHBA dhe tensionet në politikën e jashtme me SHBA dhe BE në kundërshtim të hapur. I ka shkaktuar dëm imazhin të Shqipërisë dhe nuk mund të riparohet dot më. Por Kuvendi i takon të rivendos në vend nderin e cënuar. Meta thjesht bën përçuesin me aleatët.”

“Këto sëbashku në tërësi në veprimtarin e Presidentit nuk ka asgjë Kushtetuese por një sjellje absurde. Kjo është arsyeja pse u bë. Shkelje e betimit që ka bërë Presidenti i Republikës. E bashkoj votën time dhe ju ftoj që të votojmë këtë raport të Komisionit të Ligjeve që t’i propozojmë Kuvendit miratimin e këtij Raporti duke ngritur një komision Hetimor Parlamentar për të hetuar të gjitha këto shkelje Kushtetuese. Nëse ky Komision Hetimor do konstatojë që veprimtaria e Metës, që nga 2019 e deri më tani ka shkelje të rëndë, ti propozohet Kuvendit shkarkimin. Ngritje e Komisonit Hetimor Parlamentar.” Tha Manja.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll