Tirana
light rain
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
44 %
1kmh
40 %
Enj
13 °
Pre
11 °
Sht
10 °
Die
7 °
Hën
7 °
E enjte, 2 Shkurt, 2023

Komisioni i Ligjeve miraton Projektin për Portin e Durrësit, “shpërthen” Gazment Bardhi, çohet dhe i hedh mikrofonin Klotilda Bushkës: Ç’a thotë kjo?

spot_img

Lajme të ngjashëm

Komisioni i Ligjeve është shoqëruar me debate të forta mbrëmjen e sotme. Pas shumë orësh diskutime për projektin e Portit të Durrësit, kryetarja e Komisionit Klotilda Bushka hodhi në votim projektligjin, por kjo u kundërshtua ashpër nga deputetët e Partisë Demokratike.

Madje deputeti demokrat, Gazment Bardhi është ngritur nga vendi dhe i ka rrëmbyer mikrofonin Bushkës dhe e ka hedhur në mes të tavolinës.

“Nuk ka më diskutim, do kalojmë në votim, sepse ju kolegë nuk keni respekt. Në momentin që ju flisni ne ju respektojmë. Në momentin që ne flasim ju flisni në korr. Atëherë kalojmë në votim. Kush është dakord me projektligjin? Të numërojë votat sekretaria”, tha Bushka, ndërsa në këtë moment, Gazment Bardhi ngrihet nga vendi dhe i hedh mikrofonin.

Më shumë


spot_img









spot_img