Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
2.1kmh
0 %
Enj
40 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
37 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Komisioni i Ligjeve mblidhet për Metën: Ka shkelur në mënyrë flagrante Kushtetutën! Kuvendi t’a shkarkojë si President i Republikës (DETAJET)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Komisioni i Ligjeve ka nisur sot punën për shqyrtimin e propozimit të depozituar në Kuvend nga 50 deputetë për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta. Sipas tyre, Meta ka shkelur në mënyrë flagrante Kushtetutën.

Socialistja Vasilika Hysi tregoi disa nga shkeljet që grupi i deputetëve firmëtarë kanë evidentuar për Metën, e për pasojë ka nxitur veprimet për shkarkimin e tij. Ndër to, bien në sy mesazhet e Metës ditën e heshtjes zgjedhore dhe mesazhet për prerjen e duarëve të atyre që shisnin votën. Komisioni i sheh këto mesazhe si kërcënim ndaj votuesve dhe kërcënim për demokracinë.

Sipas asaj që tha Hysi, të gjithë deputetët firmëtarë kanë vlerësuar se Meta ka shkelur në mënyrë flagrante Kushtetutën ndaj dhe Kuvendi duhet të vendosë shkarkimin e tij.

Pjsë nga fjala e Vasilika Hysit:

Presidenti ka qenë shumë aktiv në rrjetet sociale. Vetëm në ditën e heshtjes zgjedhore, Presidenti ka nxjerr mesazhe denigruese, kërcënuese. Këto mesazhe janë publikuar dhe shpërndarë në media, dhe kjo bie ndesh me standardet ndërkombëtare. Presidentit nuk i lejohen këto mesazhe.

Presidenti nuk mund të mbajë anën e një force politike. Ai ka kryer hapur aktivitet partiak në mbrojtje të një grupi të caktuar që i përkasin opozitës.

Presidenti ka kërcënuar votuesit, duke thënë se ai vetë do iu presë duart atyre që shesin votën. Kjo termeinologji kanë nxitur dhunën dhe kanë shkaktuar ndjenjë të pasigurisë te qytetarët. Këto mesazhe nuk zgjidhin konflikte dhe ulin tensionin, por përkundrazi i kanë rritur ato.

Duke përdorur gjuhë denigruese ndaj zyrtyarëve të shtetit, Policisë… ka krijuar një precedent të rrezikshëm për demokracinë. Deputetët firmëtarë evidentojnë se Presidenti ka shkelur në mënyrë flagrante Kushtetutën, ndaj vlerësojnë se Kuvendi duhet të vendos shkarkimin e tij, e më pas të vijohet me procedurat e tjera.

Më shumë

spot_img
spot_img