Gjashtë deputetë të opozitës, Sali Berisha, Gazment Bardhi, Flamur Noka, Albana Vokshit, Elda Hoti dhe Edi Paloka janë përjashtuar me 10 ditë nga punimet e Kuvendit, për shkak të tensioneve, zjarrit dhe kaosit që shkaktuan në seancën e shkuar plenare.
Ishte Partia Socialiste e cila ka kërkuar masë disiplinore ndaj Sali Berishës dhe 5 deputetëve të tjerë të opozitës.
Në kërkesën për përjashtim të firmosur nga 7 deputetë të PS thuhet se Sali Berisha zaptoi foltoren, Bardhi ofendoi deputetin socialist Petro Koçin, Edi Paloka tentoi ta godiste atë.
‘Deputeti Bardhi tentoi t'i merrte kartën nga pajisja elektronike deputetit Petro Koçi gjatë kohës që po mbante fjalën. Gjithashtu pranë deputetit Koçi u afrua edhe deputeti Edi Paloka i cili tentoi ta godiste. Deputeti Sali Berisha pengoi zhvillimin e rregullt të seancës plenare duke zaptuar foltoren e Kuvendit, duke shkaktuar kaos në sall fyer deputetët dhe drejtuesen e seancës.’- huhej në kërkesën e PS.
Kujtojmë se seanca plenare e të hënës zgjati vetëm 14 minuta dhe shkak u bënë deputetët e opozitës. Ata kanë shkaktuar kaos në Kuvend dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë gjë deri në plotësimin e kushteve nga ana e mazhorancës.
Sapo kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, nisi fjalën në Kuvend, deputetët e opozitës nisën të hedhin tyumuese dhe të përplasin tavolinat me duar.
Deputeti, Flamur Noka, u përjashtua nga seanca parlamentare, pasi hodhi tymuese përpara foltores së Kuvendit, një përpjekje për të ndërprerë sencën plenare. Mw pas ndezi zjarr duke rrezikuar jetën e deputetëve dhe stafit.
Lexo edhe: Kaosi në Kuvend, PS kërkon masë disiplinore ndaj Berishës dhe 5 deputetëve të tjerë
[caption id="attachment_763131" align="alignnone" width="300"] Flamur Noka i ve flaken Kuvendit[/caption]