Në Komisionin e Ekonomisë dhe Financat po diskutohet për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 133/2015, “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave.
Gjatë zhvillimit të Komisionit, deputetja e PD Jorida Tabaku, risolli në vëmendje çështjen e pronës dhe pronarëve që u shpronësuan dhunshëm dhe persekutuan nën regjimin komunist.
Por që nuk mundën të gjejnë të drejtën e mohuar edhe gjatë periudhës së tranzicionit, u shpreh Tabaku, ndërsa nënvizonte se vendimi i Gjykatës Europiane dhe Gjykatës Kushtetuese, treguan se ligji kishte mangësi.
Ligji përsëri mbetet antikushtetues, me gjithë ndryshimet e bëra nga Gjykata Kushtetuese në një pike, nënvizoi ajo ndërsa debatonte me përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë. Ndërkohë që theksoi se shtyrja e afatit 3 vjeçar i pamjaftueshëm, nuk ezaurohen te gjitha dosjet.
Deputetja Tabaku solli në vëmendje edhe vlerat reale që qeveria shqiptare ka vendosur në funksion të çështjes së pronave duke sjellë shifrat e evidentuara nga KLSH përgjatë viteve. Ajo theksoi se ligji 7501 ka qenë I gabuar dhe ka pasur reperkusione të mëdha në çështjen e pronës.
“Si përfaqësues e kësaj shtrese është turp që edhe pas 32 vitesh diskutohet akoma për çështjen e pronës, për probleme me çështjen e pronës. E kam njohur dhe kam kërkuar ndjesë, gabimi i parë kryesor ka qenë ligji “7501”. Aty kanë lindur të gjitha problemet dhe ligjet e tjera që kanë ardhur. Ky ligj, përveçse i padrejtë, propozimi që ka sjellë qeveria cenon sigurinë juridike, duke pasur parasysh se ndryshojnë disa koncepte dhe ndryshon trajtimi i të gjithë personave që kanë aplikuar si me këtë ligj dhe ligjet e mëparshme; grupet e ndryshme të pronarëve që kanë përfituar nga secila kategori e ligjit.”, tha Tabaku.
Më tej ajo evidentoi me radhë gjithë shqetësimet që prekin shtresën e pronarëve të cilët sot kanë mbetur jetimë si pasojë e qeverisjes që ka menduar për tjetër gjë përpos zgjidhjess ë problemit të tokës dhe pronës.
“Kam disa shqetësime, duke qenë se jam një nga personat që ka çuar ligjin në Gjykatë Kushtetuese, menjëherë pas miratimit të tij. Kam folur për këtë çështje, duke qenë se përfaqësoj edhe një elektorat i cili preket shumë nga ligji i vitit 2015. Shqetësime të cilat i kam ngritur pas 2013-ës, pasi doli vendimi për çështjen “Manushaqe Puto”, dhe të tjerë, por të cilat janë reflektuar edhe më shumë me ligjin e vitit 2015 dhe vendimet e Gjykatës së Strasburgut, pas çështjen “Beshiri. Në fakt, sjellja e këtij ligji dhe si vendimi i Gjykatës Europiane dhe Gjykatës Kushtetuese, tregojnë se ligji kishte mangësi. Në gjykimin tim ligji përsëri mbetet antikushtetues, me gjithë ndryshimet e bëra nga Gjykata Kushtetuese në një pikë.
Së pari, sa është numri i çështjeve të patrajtuara deri më sot? Nëse nuk janë trajtuar deri më sot, pse mendoni se afati që afati që ju kërkoni të shtyni, sepse praktikisht ligji thoshte se “do të përfundojë ezaurimi i të gjitha pagesave brenda një afati 3 vjeçar”.
Ndërkohë që afati, sigurisht që nuk u arrit. E dëgjova zëvendësministren që tha, që fondet nuk mund të tjetërsohen. Është e vërtetë sepse këto shkojnë në një llogari speciale që i shkojnë Agjencisë së Pronave. Sepse unë jam përpjekur shumë për të gjetur sesi janë trajtuar fondet nga Agjencia e Pronave dhe raporti i KLSH-së thotë se “përveç 2017-ës, kur ka pasur surplus në fondin e alokuar, që qeveria mori përsipër që brenda 10 viteve do të kishte një fond prej 50 mld. Të gjitha vitet e tjera kanë qenë minus. 800 milionë në vitin 2018. 2.7 miliardë në vitin 2019. 976 milionë në vitin 2020. 703 milionë në vitin 2021.
Të gjitha këto vite janë minus fondi të miratuar. Nga i gjithë ligji atëherë e gjithë klasa politike ra dakord që e vetmja gjë e mirë e ligjit ishte që ka një fond të dedikuar që nuk do të preket. Edhe ajo gjë e mirë e ligjit sot nuk po zbatohet sepse fondi, megjithëse është një llogari e dedikuar që shkon në fondin e Agjencisë së Pronave, jo gjithmonë përdoret deri në fund. Shqetësimi i tretë lidhet me numrin e ekzekutimeve.
Sipas raportit të Agjencisë së Trajtimit të Pronave nga hyrja në fuqi e këtij ligji dhe deri në 31.12.2021 janë ekzekutuar 974 vendime. Pse është numër kaq i ulët vendimesh? Sa është numri total i vendimeve? Kjo shifër rezulton të jetë vetëm 3% e gjithë vlerës. Afati i shtyrjes së ligjit jep përgjigje akomodimit të të gjitha kërkesave të cilat janë me radhë, me vite duke pritur.”, u shpreh deputetja.
E padrejtë që një pronari t’i kompensohet prona me 20%, theksoi ajo ndërsa artikulonte problemet që vazhdon të ketë ligji dhe ndryshimet, në momentin e marrjes se vendimit te njohjes se pronës dhe jo ne momentin, sipas parimit te ligjit te vjetër do te kishin nje vlere me te larte per pronën. Per kete arsye numri i aplikimeve ka qenë shumë i ulët 2400. Ju siguroj qe do te jete po i ulet. Duke shpresuare qe ky ligj të goditet në Gjykatë Kushtetuese apo nje vendim.