Tirana
clear sky
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
35 %
1.5kmh
0 %
Mër
37 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
35 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Komisioni i Ekonomisë rrëzon dekretin për ‘rentën minerare’, debate në mbledhje, PS: Meta bën politikë (E PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

3044a70b9e971156fa5cc79fb37b3553

Në Komisionin e Ekonomisë u diskutua sot mbi Dekretin e Presidentit të Republikës, e cila flet për heqjen e rentës minerare.

Dekreti i Presidentit u rrëzua me 7 vota kundër dhe tashmë ligji do të rivotohet sërish në Kuvend.

Ky ligj zhvesh nga taksat subjektet minerare. Gjatë mbledhjes së Komisionit kishte disa debate mes Presidencës dhe deputetëve të PD-së.

Pjesë nga debatet në Komision:

Presidenca: Taksa e rentës minierare, pushteti qëndror nuk mund të marrë vendime pa diskutuar me pushtetin vendor. Iniciativat të jenë të peshuara dhe jo të jenë çështje klienteliste për t’i ardhur në ndihmë subjekte apo biznese të caktuara. Komisioni ta shoh me kujdes dhe jo të jenë në dorë të koroparatave të mëdha.

Situata pandemike ka sjellë ndikime negative në secilën fushë. Kësaj nisme i mungon transparenca dhe vlerësimi i  kostove pozitive dhe negative. Favorizon degë të veçantë të sektorëve të caktuar. Renta minerare lidhet me pasurinë kombëtare të cilat shfrytëzohen, janë pasuri të nëntokës dhe nuk gjenerohen më. Nëntoka duhet të ruhet të kemi kujdes kur shqyrtojmë taksa të tilla.

Ervin Bushati: Argumentat e Presidencës kanë të bëjnë me kundërshtimin opozitar, s’ka lidhje me kushtetueshmërinë. Ne i kemi dhënë argumentat kushtetues, kemi sjellë efektet buxhetore. Me gjithë respektin e ftoj Presidencën që mos të kthej çdo ligj të mundshëm se nuk është korrekte.

Korab Lita: Projekti i ardhur nga Presidenca lidhur me taksën minerare është ndryshuar me përfaqësuesit e qeverisë dhe gjithë palët e interesuara. U vendos dhe u pa e arsyeshme që taksa të hiqej për një vit në industrinë prodhuese e përpunuese. Bushati po bën politikë me këtë. Është më e ndershme të thuhet se projekti i kryeministrisë ishte klientelistë.

Synon që industrinë minerare ta çojnë në një dorë të vetme, e përshëndes kthimin e ligjit nga ana e Presidentit. Unë do votoj kundër këtë variant që ju po mundoni ta çoni deri në fund qokën që po tentoi të bëni ndaj një oligarku.

Edlira Hyseni: Ky ligj zeron rentën vetëm për industrinë përpunuese. Me heqjen e rentës ulen të ardhurat vendore, nuk zerohen. Do e mbështes dekretin me synim që ky ligj të përmirësohet.

Artur Roshi: Presidenti ishte ne te drejtën e tij për ta kthyer, ne jemi në të drejtën tonë për të vendosur. “Oligakët” pa emra, ktu duken. tek vendosja selektive e taksave. Ky projektligj hodhi poshtë deklaratën e kryeministrit se nuk ekzistojnë oligarkët

Bledar Dervishaj: Ka shpesh komente politike nga deputetët apo relatorët e projektligjeve me arsyetimin se dekretet e Presidnetit janë politke. Presidenti ka të drejtë ta kthejë ligjin vetëm një herë, shoqëruar me një relacion. Nuk kanë qenë asnjëherë arsyetime politike por kushtetuese. Përveçse kthimit të procesit legjislativ Presidenti i jep edhe një alarm kuvendit.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img