Hapësire reklamuese

Politikë

Komisioni i Ekonomisë rrëzon 3 dekretet e Metës, Presidenti i kishte kthyer për rishqyrtim në Kuvend

Shkruar nga Newsbomb
Komisioni i Ekonomisë rrëzon 3 dekretet e Metës, Presidenti i

Komisioni i Ekonomisë ka rrëzuar në mbledhjen e sotme 3 dekretet e kthyera nga Presidenti Meta për rishqyrtim në Kuvend.

Komisioni ka rrëzuar dekretin e Metës për buxhetin 2022, i kthyer nga Presidenti në 10 dhjetor, ku Meta kishte bërë edhe një arsyetim të gjatë për arsyet e kthimit të këtij ligji.

Gjithashtu në Komisionin e Ekonomisë ka rrëzuar edhe dekretin e Metës për ligjin "Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar", për të cilin Meta tha se penalizonte subjektet që operonin në sektorët më të nevojshëm për qytetarët.

Po ashtu është rrëzuar edhe dekreti i Presidentit për taksat kombëtare të ndryshuara.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll