Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore


Politikë

Komisioni i Ekonomisë miraton nen për nen buxhetin 2024, rrëzon kërkesat e opozitës

Shkruar nga Newsbomb
Komisioni i Ekonomisë miraton nen për nen buxhetin 2024, rrëzon

Komisioni i Ekonomisë dhe Finanacave miratoi sot nen për nen projekt-buxhetin e vitit 2024.  Pa as një votë kundër dhe abstenim Komisioni i Ekonomisë pranoi edhe kërkesat e disa institucioneve për shtim fondesh, por dhe punonjësish, të cilat në total arrijnë vlerën e 1,1 miliardë lekëve.

Propozimet për disa ndryshime në projekt-buxhet do të shkojnë për miratim në seancën plenare të datës 7 dhjetor. Në komision ishin të pranishëm vetëm socialistët.

Gjithashtu në mbledhjen e sotme janë rrëzuar të gjitha kërkesat e PD, të tilla si dyfishimi i fondeve për indeksimin e pensioneve si dhe bonusin e fundvitit. Në total, Komisioni do t’i propozojë Kuvendit shtimin e fondeve në masën 1.1 miliardë lekë, si dhe shtimin me 63 të numrit të punonjësve, kryesisht në organet e drejtësisë dhe në Kuvend.

Buxheti për vitin 2024 u miratua në parim disa javë3 më parë në Kuvend. Investimet Publike për vitin 2024 janë planifikuar në masën 5.3% e PBB ose 128.5 miliardë lekë, rreth 4.6 miliardë lekë më shumë se plani fillestar i vitit 2023.

Shumica e shpenzimeve kapitale për vitin 2024 shkon për financimin e projekteve në vazhdim si: Unaza e madhe e Tiranës, Ndërtimi i Tunelit të Llogarasë, Rruga e Arbrit, Segmenti Orikum-Dukat, apo projektet e nisura në infrastrukturën e ujësjellës-kanalizimeve që kapin vlerën totale prej 11 miliardë lekë, si dhe projektet e zhvillimit urban të implementuara nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit të financuara me 16.6 miliardë lekë.

Gjithashtu, vijon financimi i rindërtimit me 7 miliardë lekë, duke lënë gjithashtu të hapur mundësinë e rialokimeve me qëllim përshpejtimin e mëtejshëm të këtij procesi. Buxheti i vitit 2024 shoqërohet me një Paketë Fiskale, e cila synon qëndrueshmëri të legjislacionit dhe politikës fiskale, duke mos ndërmarrë masa të ndjeshme fiskale, por duke vendosur theksin te mirëadministrimi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese