Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
64 %
1kmh
0 %
Die
27 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Komisioni i Ankesave rrëzoi kërkesat e tyre, juristi i PD publikon 10 pyetjet: Këtyre duhet t’iu përgjigjet KAS

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Marash Logu, një nga juristët e PD në KQZ shtron 10 pyetje publike për Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve, pas përballjes sot ku kërkesat e forcës më të madhe opozitare nuk u pranuan. KAS pranoi vetëm kërkesën për kryqëzimin e të dhënave në Berat, për të parë nëse ka pasur votim të shumëfishtë.

10 PYETJE PUBLIKE PËR KOMISIONIN E ANKIMEVE DHE SANKSIONEVE (KAS)

1. Pse KAS refuzon t’i marrë prova SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme për 180 kallëzimet penale të PD-së?

2. Pse KAS refuzon t’i marrë prova Agjencisë Shtetërore të Kadastrës mbi numrin e legalizimeve të dhëna gjatë periudhës zgjedhore?

3. Pse KAS refuzon t’i marrë prova administratës publike, bashkive dhe kompanive shtetërore mbi numrin e të punësuarve gjatë periudhës zgjedhore?

4. Pse KAS refuzon t’i marrë prova Ministrisë së Financave për 63 milionë euro paga më shumë gjatë periudhës zgjedhore se një vit më parë?

5. Pse KAS refuzon t’i marrë prova Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe 61 bashkive për 2.6 milionë euro më shumë ndihmë ekonomike gjatë periudhës zgjedhore se një vit më parë?

6. Pse KAS refuzon t’i marrë prova bashkive socialiste për 125 milionë euro të dhëna gjatë periudhës zgjedhore ose 89 herë më shumë se 15 muajt e fundit?

7. Pse KAS refuzon t’i marrë prova Agjencisë së Prokurimeve Publike për numrin e tenderave, koncensioneve dhe PPP-ve të dhëna gjatë fushatës zgjedhore?

8. Pse KAS refuzon t’i marrë prova SHISH për numrin e rasteve të referuara agjencive ligjzbatuese, lidhur me krimet zgjedhore?

9. Pse KAS refuzon t’i marrë prova Drejtorisë së përgjithshme të Gjendjes Civile për numrin e qytetarëve që transferuan adresat e tyre në vitin parazgjedhor?

10. Lista mund të vazhdojë, por #kryepyetja mbetet: PSE KAS REFUZON TË BËJË TRANSPARENCË TË PLOTË PËR SHQIPTARËT MBI MASAKRËN ZGJEDHORE TË 25 PRILLIT?!

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img