Tirana
clear sky
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
31 %
4.1kmh
0 %
Die
31 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Komisioni Hetimor thërret ekspertët për shkakrimin e tij, Ilir Meta mbledh në Presidencë këngëtarët, ia “shtrojnë” me isopolifoni (VIDEO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Komisioni Hetimor ka nisur sot mbledhjen e radhës për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Ekspertët po raportojnë para Komisionit për gjetjet e tyre dhe po iu shpjegojnë anëtarëve kompetencat e Metës.

Por, ky i fundit duket se as nuk e ka përfillur fare mbledhjen.

Edhe pse Komisioni prej javësh pret që ai të shkojë për të dëshmuar, për ato që socialistët i quajnë shkelje të mjaftueshme për të legjitimuar shkarkimin e tij, Ilir Meta po zhvillon paralelisht në Presidencë një aktivitet kulturor.

Grupet Polifonike janë mbledhur në ambientet e Presidencësës dhe kanë nisur të këndojnë isopolifoni. Mesa duket, Presidenti e ka marrë “letshëm” nismën e socialistëve për shkarkimin e tij, dhe sot “ia ka shtruar” me isopolifoni bashkë me këngëtarët e isopolifonisë.

“LIVE nga Institucioni i Presidentit të Republikës – Ceremoni e organizuar në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Diversitetit Kulturor, Dialogut dhe Zhvillimit”, shkruan Meta dhe ndan pamjet e mëposhtme.

Më shumë

spot_img
spot_img