Tirana
clear sky
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
35 %
1.5kmh
0 %
Mër
37 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
35 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Komisioni Hetimor publikon shkeljet e Metës, i përgjigjet Presidenca: Ilir Meta do të jetë në detyrë deri në 24 korrik 2022!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Alket Hyseni, kryetar i Komisionit Hetimor për shkakrimin e Presidentit Ilir Meta ka nisur prej paradites së sotme seancën për bërjen publike të shkeljeve që sipas tyre, ka bërë Meta. Hyseni ndër të tjera tha se Presidenti ka shkelur unitetin kombëtar, ka sulmuar mazhorancën dhe ambasadoren Yuri Kim, etj.

Për këtë, ka reaguar menjëherë Presidenca, përmes zëdhënësit Tedi Blushi. Ky i fundit e quan punën e Komisionit të ngritur nga Kuvendi si një “veprimtari antikushtetuese” për të shmangur vëmendjen nga “krimet e 25 prillit”. Blushi e shkruan qartë: Ilir Meta do qëndrojë në detyrë deri në 24 korrik 2022.

“Asnjë koment dhe zero shqetësim për çdo vendim nul apo veprimtari antikushtetuese dhe antiligjore të Kuvendit njëpartiak, që tenton me dëshpërim të shmangë vëmendjen nga debati publik për krimet e faktuara zgjedhore të 25 prillit, autorët dhe frymëzuesit, tutorët dhe bashkëpunëtorët e tyre, të angazhuar në këtë farsë kundër të vetmit institucion, që respekton dhe mbron Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe sovranitetin e saj.

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e Tij deri më 24 korrik 2022, me të njëjtën përgjegjësi të lartë, vetëm në respekt dhe mbrojtje të Kushtetutës dhe interesit kombëtar”, thuhet në përgjigjen e Presidencës për shkeljet që Komisioni Hetimor ka gjetur, për Ilir Metën, para, gjatë dhe pas fushatës së 25 prillit.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img