Ish ministri i Financave Shkëlqim Cani nuk ka qenë sot i pranishëm në bledhjen e Komisionit Hetimor për serverin e Tatimeve. Cani ishte thirrur në cilësinë e dëshmitarit por nuk ka marrë pjesë me pretendimin se nuk kishte marrë thirrje zyrtare nga komisioni.
Sakaq, deputetja socialiste Esmeralda Shkjau ka kërkuar shtyrjen e mbledhjes për të premten në orën 10:00 kur do të mbahet edhe seanca e rradhës.
Për këtë ka folur edhe deputeti demokrat Arben Ristani, sipas të cilit “ky vend po rrëshket në arbitraritet.”
“Komisioni po zvarritet qëllimisht”, tha Ristani jashtë komisionit që u braktis nga shumica.