Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Komisioni Hetimor nuk humb kohë, zhvillon sot mbledhjen e parë për shkarkimin e presidentit Meta, ja nga kush drejtohet

Shkruar nga Newsbomb
Komisioni Hetimor nuk humb kohë, zhvillon sot mbledhjen e parë

Ditën e sotme Komisioni Hetimor i ngritur nga Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë mbledhjen e parë për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Komisioni Hetimor do të hetojë për shkeljet në Kushtetutë që ka bërë presidenti Ilir Meta. Bëhet me dije se mbledhja do të zvillohet sot në orën 11:00. Kryetar i Komisionit do të jetë Alket Hyseni, ndërsa anëtarë janë edhe 3 deputetët opozitarë: Myslim Murrizi, Halil Jakimi dhe Arlind Çaçani.

Ky komision pritet që gjatë një periudhe një mujore të shqyrtojë argumentet e ngritura nga Partia Socialiste për shkarkimin e Metës. Sipas PS-së, Meta ka shkelur Kushtetutën në fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

Kujtojmë që ditën e djeshme Komisioni Hetimor u ngrit me 7 vota pro, 6 kundër dhe 1 abstenim.

Komisioni Hetimor është i përbërë nga: Kryetar: Alket Hyseni; Nënkryetar Myslym Murrizi; Sekretar: Klotilda Bushka; Anëtarët Vasilika Hysi, Elena Xhina, Spartak Braho, Halil Jakimi, Nikolin Staka, Arlind Çarçani; Zëvendësues: Ermonela Felaj, Xhemal Qefalia dhe Eugen Bojaxhi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll