Hapësire reklamuese

Politikë

Komisioni Hetimor mblidhet për shkarkimin e Metës, pritet publikimi i raportit paraprak për shkeljet e Presidentit

Shkruar nga Newsbomb
Komisioni Hetimor mblidhet për shkarkimin e Metës, pritet publikimi i

Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta ka nisur dhe sot seancën e radhës, për publikimin e raportit paraprak për shkeljet e kreut të shtetit. Relatorja Klotilda Bushka ka parashtruar para anëtarëve provat që ata kanë arritur të mbledhin deri në këtë fazë.

Kuvendi i Shqipërisë ka ngritur Komision Hetimor, pasi sipas deputetëve Presidenti para, gjatë dhe pas zgjedhjeve ka bërë disa shkelje, duke mos respektuar unitetin kombëtar.

Raporti paraprak dhe provat e mbledhura gjatë punës së Komisionit që në ngritje të tij, u janë parashtruar anëtarëve, nëse ata do të kenë ndonjë sugjerim apo prova të tjera, përpara se versioni paraprak të finalizohet.

Sipas relatores Bushka, raporti paraprak që më pas do ta kenë të gjithë anëtarët në dorë, do të jetë tepër voluminoz, duke “zbuluar” kështu se Komisioni ka siguruar mjfat prova për shkeljet e Metës, që sipas tyre legjitimojnë shkarkimin e Presidentit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.