Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Komisioni Europian propozon 9.5 miliardë dollarë ndihmë shtesë për Ukrainën

Shkruar nga Newsbomb
Komisioni Europian propozon 9.5 miliardë dollarë ndihmë

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka propozuar një ndihmë shtesë për Ukrainën në vlerën e 9.5 miliardë dollarëve.

“Ne do të vijojmë t’i ndihmojmë ukrainasit përgjatë luftës, por edhe kur të rindërtojnë vendin e tyre. Sigurisht që ne duhet të mendojmë për të nesërmen dhe përpjekjet më të gjera të rindërtimit”, u shpreh von der Leyen.

Bashkimi Europian dhe vendet aleate kanë dhënë vazhdimisht miliona dollar ndihma për Ukrainën, ndërkohë që në Konferencën e Donatorëve të zhvilluar në Poloni u mblodhën 6.5 miliardë dollar të tjerë për rindërtimin e vendit pas lufte.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed