Komisioni Europian ka ndaluar instalimin e aplikacionit “TikTok” në pajisjet zyrtare të përdorura nga stafi mes shqetësimeve për mbrojtjen e të dhënave.
Ndalimi gjithashtu do të thotë se stafi i Komisionit Europian nuk do të mundë të përdorë aplikacionin për shpërndarjen e videove.
Punonjësit duhet ta heqin aplikacionin sa më parë të jetë e mundur dhe duhet ta bëjnë këtë deri më 15 mars, ka thënë një zëdhënës i KE për AFP.
TikTok, kompania mëmë e të cilës është ByteDance në pronësi të kinezëve, është përballur me me të njëjtat masa të ashpra edhe në SHBA, me frikën se aplikacioni mund të përdoret nga Pekini për spiunazh.
Shtetet e Bashkuara e ndaluan aplikacionin vitin e kaluar nga pajisjet zyrtare dhe disa ligjvënës amerikanë po përpiqen të ndalojnë “Tik Tok” për të gjithë popullatën.
Muajin e kaluar, qeveria holandeze u tha se këshilloi zyrtarët publikë që të largohen nga aplikacioni për shqetësime të ngjashme.
Në nëtor, “TikTok” pranoi se disa zyrtarë qeveritarë në Kinë mund të kenë askses në të dhënat e përdoruesve europianë.
Shefi ekzekutiv i TikTok, Shou Zi Cheë ishte në Bruksel muajin e kaluar për bisedime me zyrtarët e BE-së, gjatë të cilave ata paralajmëruan “TikTok” që të garantojë sigurinë e të dhënave të përdoruesve evropianë.
Ai këmbënguli se kompania po punonte në një sistem "të fuqishëm" për përpunimin e të dhënave të evropianëve, tha zëdhënësi i BE-së në atë kohë.