Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
68 %
3.1kmh
0 %
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
24 °
Enj
23 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

Komisioni Europian merr vendimin DRASTIK: Bankat ruse hiqen nga SWIFT! Bankës Qëndrore të Rusisë do t’i ngrijnë të gjitha transaksionet

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka njoftuar se në koordinim me SHBA-në, Francën, Gjermaninë, Italinë, Kanadanë dhe Mbretërinë e Bashkuar, do t’i propozojë udhëheqësve të Bashkimit Europian masa të reja ndaj Rusisë për të penguar Putinin të financojë ushtrinë e tij.

Ajo u shpreh se së pari do të kërkohet që një numër i caktuar i bankave ruse të dalin nga SWIFT, duke i ndaluar veprimet e tyre në të gjithë botën, duke bllokuar importet dhe eksportet ruse.

Së dyti, do të paralizohen asetet e Bankës Qëndrore të Rusisë, duke ngrirë transaksionet e saj, duke bërë që kjo bankë ta ketë të pamundur të likuidojë asette e saj.

“Në koordinim me SHBA-në, Francën, Gjermaninë, Italinë, Kanadanë dhe Mbretërinë e Bashkuar, tani do t’u propozoj masa të reja udhëheqësve të BE-së për të forcuar përgjigjen tonë ndaj pushtimit rus të Ukrainës dhe për të gjymtuar aftësinë e Putinit për të financuar makinën e tij të luftës.

Së pari, ne angazhohemi të sigurojmë që një numër i caktuar bankash ruse të hiqen nga SWIFT.

Kjo do t’i ndalojë ata të veprojnë në mbarë botën dhe do të bllokojë në mënyrë efektive eksportet dhe importet ruse.

Së dyti, ne do të paralizojmë asetet e bankës qendrore të Rusisë. Kjo do të ngrijë transaksionet e saj. Dhe kjo do ta bëjë të pamundur që Banka Qendrore të likuidojë asetet e saj”, u shpreh ajo.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img