Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Komisioni Europian mblidhet nesër, publikohet progres-raporti për integrimin e Shqipërisë

Shkruar nga Newsbomb
Komisioni Europian mblidhet nesër, publikohet progres-raporti për

Komisioni Europian do të mblidhet nesër për të diskutuar progres-raportin për integrimin e Shqipërisë. Po ashtu, do të publikohen progres-raportet edhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, të cilat ashtu si vendi ynë aspirojnë integrimin në Bashkimin Europian.

Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi, do të prezantojë një përmbledhje të raporteve për secilin vend para anëtarëve të komisionit të punëve të jashtme të Parlamentit Europian të mbledhur në Strasburg.

Aty do të bëhen publike, sipas Komisionerit, progresi që secili vend ka bërë për reformat që lidhen me shtetin e së drejtës dhe zbatimin e ligjit. Nga rajoni, dy vendet që janë gati për hapjen e negociatave dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare janë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Të dyja këto vende sipas Komisionerit Varhelyi dhe raporteve të mëparshme, janë gati për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Këtë herë, negociatat nuk u hapën për shkak të konfliktit që ka Bullgaria me Maqedoninë e Veriut. Të dy vendet sipas BE, i kanë përmbushur kushtet.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed