Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Komisioni Europian kundër hapjes së llogarive në rubla për të paguar gazin rus  

Shkruar nga Newsbomb
Komisioni Europian kundër hapjes së llogarive në rubla për

Hapja e llogarive në rubla, në bankat ruse për të paguar gazin, do të shkelte sanksionet e BE-së kundër Rusisë. Kështu deklaroi sot Komisioni Evropian në dokumentet e tij udhëzuese të përditësuara.

Vendet e BE-së i kishin kërkuar komisionit se si të vazhdonin ligjërisht blerjen e karburantit rus, pasi Moska kërcënoi të ndërpresë furnizimet për ata që nuk paguajnë në rubla.

"Kjo shkon përtej indikacioneve që ne u japim vendeve anëtare për atë që lejohej nën regjimin," shtoi një zëdhënës i Komisionit Evropian në një konferencë për shtyp.

Kompanitë mund të vazhdojnë të blejnë karburant rus, ndërkohë që janë në përputhje me sanksionet e BE-së kundër Moskës, duke paguar në monedhën e rënë dakord në kontratat ekzistuese (shumica e kontratave të BE-së janë në euro ose dollarë) dhe duke deklaruar transaksionin të përfunduar kur ajo monedhë është paguar, jo pasi të konvertohet në rubla.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed