Hapësire reklamuese

Politikë

“Komisioni Europian ka vendosur të të sanksionojë”, Balla-Berishës: Do të të duhet vizë edhe për në Lalëz

Shkruar nga Newsbomb
“Komisioni Europian ka vendosur të të sanksionojë”,

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla thotë se Komisioni Europian ka vendosur tashmë të sanksionojë ish-kryeministrin Sali Berisha duke ndjekur shembullin e SHBA dhe Britanisë.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla iu drejtua Berishës duke i thënë me ironi se “do të të duhet vizë për të shkuar ehde në Lalëz”.

“Ky turpi i këtij parlamenti, që vjen këtu dhe bën pis foltoren e parlamentit. Ju duhet të keni turp që vazhdoni dhe i rrini nga mbrapa. Megjithatë në fjalën time të para pak minutash, unë sapo kam përshëndetur atë që jam shumë i sigurtë do të ndodhë.

Komisioni Europian, më në fund ka marrë vendimin që në shembullin e SHBA dhe Britanisë së Madhe me sanksionet për individët e përfshirë në korrupsion të lartë. Sikurse ia kam thënë vetë Saliut, kam frikë se do t’i duhet vizë për të shkuar edhe në Lalz”, deklaroi Balla në Parlament.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll