Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Komisioni Europian bastis selinë e manjatit mediatik Rupert Murdoch

Shkruar nga Newsbomb

Hetues të Komisionit Europian kanë bastisur zyrat në selinë e miliarderit Rupert Murdoch në Britaninë e Madhe.

The Daily Telegraph bën me dije se autoriteti i konkurencës ka hyrë në zyrat e selisë në Hammersmith, në perëndim të Londrës dhe kanë konfiskuar një sërë dokumentesh dhe regjistrime kompjuterike, raporton Newsbomb.al.

Qëllimi i saktë i hetimit është konfidencial dhe besohet të jetë në fazat e para.

Komisioni Evropian ka kompetenca për të bastisur bizneset e dyshuara për abuzim me dominimin në treg apo përfshirjen në ndonjë trust për caktimin e çmimeve.

Hetuesit mundet të marrin kopje të dokumenteve dhe të regjistrimeve kompjuterike, si dhe të kërkojnë sqarime nga drejtuesit.

Manjati mediatik Murdoch është një nga njerëzit më të pasur në botë, dhe ka në pronësi kompani miliarda dollarëshe si 21st Century Fox, HarperCollins dhe The Wall Street Journal.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed