Tirana
broken clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
57 %
5.1kmh
75 %
Hën
24 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
26 °
Pre
20 °
E hënë, 27 Shtator, 2021
spot_img

Komisionet në parlamentin e ri, ja si ndahen për Opozitën dhe Mazhorancën, këta janë drejtuesit e mundshëm

spot_img

Lajme të ngjashëm

E shtuna e 9 shtatorit përkon me fillimin e sesionit të ri parlamentar 2017-2021. Seanca e parë konstituive do të startoj me votimin për kreun e ri të Kuvendit që pritet të jetë Gramoz Ruçi.

Më pas do të vijohet me miratimin e dhe  konstituimin e organeve parlamentare dhe ndarjen e deputetëve në komisionet e përhershme. 

Kuvendi do të miratojë 8 komisione të përhershme:

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

Komisioni për Integrimin Europian

Komisioni për Politikën e Jashtme

Komisioni për Ekonominë dhe Financat

Komisioni për Sigurinë Kombëtare

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese Tregtinë dhe Mjedisin

Komisioni për Punën Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.

Përberja dhe drejtimi i komisioneve parlamentare përcaktohet nga niveli i përfqasimit të grupeve parlamentare në Kuvend.

Me shumë gjasa nga 8 komisione të përhershme, Partia Socialiste do të drejtojë 5 prej tyre, ndërsa 3 i mbeten opozitës, ku pritet të diskutohen sa do të marrë PD dhe sa LSI.

Edhe pse nga të dyja kampet nuk kanë dalë emrat që do të kandidohen për të drejtuar këto komisione, besohet se nuk do të ketë lëvizje surprizë.

Kësht nga PS pritet të rikonfirmojë në krye të komisioneve paralamentare emrat që drejtuan në 4 vitet e shkuara.

Komisionin e Ligjeve pritet ta drejtojë deputetja Vasilika Hysi. Erjon Braçe mund të jetë sërish drejtues i komisionit të Ekonomisë, ndërsa Eduard Shalsi në krye të Veprimtarive Prodhuese.

Ndërsa për Komisionin  e Sigurisë, është e paqartë se kush do të jetë drejtuesi, pasi ish kryetari Spartak Braho nuk ka mundur të hyjë në parlament për këtë sesion. Edhe komisioni i Jashtëm është i papërcaktuar për shkak se Arta Dade nuk dotë jetë më deputete për legjislaturën e re.

Ndërkohë edhe kreu i PD-së Lulzim Basha duhet të përzgjedhë emrat që do e përfaqësojnë në organet e kuvendit, shkruan Oranews.

Për Komisionin e Çështjet Sociale dhe Shëndetësisë pritet të jetë deputeti, Tritan Shehu. Ndërsa Luçiano Boçi mund të drejtojë Komisionin e Medias, ndërsa për drejtimin e Komisionit të Integrimit një emër i mundshëm është përfolur Jorida Tabaku.

Më shumë

spot_img