Hapësire reklamuese

Politikë

“Komisionet Hetimore me dyer të mbyllura," Tabaku: Pengesë në punën e opozitës

Shkruar nga Newsbomb
“Komisionet Hetimore me dyer të mbyllura," Tabaku: Pengesë

Pas miratimit të ndryshimeve për Komsionet Hetimore ka reaguar deputetja e PD, Jorida Tabaku.

Në një komunikim të shkurtër për gazetarët, Tabaku tha se ligji aktual është mirë ashtu siç është dhe se ndryshimet i kanë hedhur fuqinë opozitës dhe i aka dhënë mazhorëncës.

Deputetja e PD-së,theksoi se lënia në fshehtësi dhe thirrja e dëshmitarëve më dyer të mbyllura është një pengesë e punës së opozitës.

Me dëshmitarë që do të thirren me dyer të mbyllura. Lënia në fshehtësi, është një pengesë e punës së opozitës dhe vjedhja e të drejtës kushtetuese që kemi për kontrollin parlamentar.  Tashmë është bërë një ligj që ngre një komision hetimor për të kontrolluar komisionin hetimor.

Kush është Klotilda Bushka qëë vendos nëse dëshmitari duhet të vijë me dyer të mbyllura apo të hapura.  Ligji aktual është shumë i mirë ashtu sic është nëse do ndryshohej për t’i dhënë opozitës më shumë fuqi dhe jo për t’i hequr”- tha Tabaku.

Ndryshimet u propozuan nga deputeja e PS, Ermonela Felaj dhe janë miratuar me 15 vota pro. Në thelb synohet që komisionet hetimore të ngrihen vetëm për çështje të veçanta.

Sipas Felaj, këto ndyshime bazohen në ligjin gjerman për komisionet hetimore. Më arsyetimin e saj, që nga viti 1998 e deri më tani, Shqipëria ka numrin më të lartë të komisioneve hetimore të ngritura.  Por sipas deputetës së PS, numri i lartë i komisioneve hetimore të ngritura deri më tani në Kuvendin e Shqipërisë nuk kanë qenë gjithnjë të funksion të opinionit publik.

Parashikohet gjithashtu se komisionet hetimore të zhvillohen me dyer të mbyllura në disa raste, për të mbrojtur të dhënat e dëshmitarëve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese