Komisonerja Evropiane për Punë të Brendshme, Ylva Johansson është takuar dje në Bruksel me Ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla. Ajo ka përgëzuar Sveçlën për përpjekjet e Kosovës në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Në takimin me ministrin Xhelal Sveçla. E përgëzova për përpjekjet e Kosovës në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, ka shkruar Johansson. Ajo shtoi se Komisioni Evropian vazhdon të qëndrojë në atë se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave.
“Komisioni Evropian vazhdon të qëndrojë në vlerësimin e saj se Kosova ka përmbushur të gjitha standardet për liberalizimin e vizave të përcaktuara në Udhërrëfyes”, ka shkruar Johansson në Twitter.
Megjithatë, Kosova ende dhe sot nuk ka liberalizim të vizave, edhe pse kushtet janë përmbushur prej më shumë se një viti. Bashkimi Europian ka dështuar të dalë me një vendim për Prishtinën zyrtare.
In my meeting with Minister @XSvecla I congratulated him for the efforts of #Kosovo in the fight against corruption and organised crime.
— Ylva Johansson (@YlvaJohansson) June 30, 2022
The @EU_Commission continues to stand by its assessment that Kosovo has fulfilled all visa liberalisation benchmarks set out in the Roadmap. pic.twitter.com/SmZsQUOCpb