Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
29 %
4.6kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Komisioneri Varhelyi shpalos planin: Treg i përbashkët në Ballkanin Perëndimor, të hiqen certifikatat, ndalesat në dogana

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Komisioneri i lartë për Zgjerimin, Oliver Varhelyi thotë se Bashkimi Europian është i gatshëm të financojë planin për krijimin e një tregu të përbashkët në Ballkanin Perëndimor.

Ai tha se gjatë samitit të sotëm mes liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë, është treguar vullnet i madh për ta vënë në zbatim këtë plan që do të krijojë lehtësira për bizneset dhe qytetarët.

Varhelyi tha se është e pakuptimtë që BE të financojë autostrada ndështetërore në Ballkanin Perëndimor, nëse qytetarët detyrohen të ndalojnë në çdo pikë kufitare. E njëjta gjë vlen edhe për tregtarët të cilëve u duhen 6 lloje të ndryshme çerfitikatash për produktet e tyre, u shpreh ai.

Pjesë nga fjala e Varhelyit gjatë konferencës së përbashkët për media me kryeministrin Edi Rama:

Jam veçanërisht i kënaqur që shoh që ky do të jetë fillimi i fundit të krizës së pandemisë dhe ndoshta do të fillojmë t’i rikthehemi mënyrave të mëparshme, të takimeve kaq të rëndësishme të liderëve të Ballkanit. Kjo pasi ka të bëjë me një axhendë të përbashkët të Ballkanit Perëndimor, prangaj ky është një takim kaq i rëndësishëm.

Kemi parë një angazhim shumë të qartë, e kemi parë për krijimin e tregut të përbashkët. Nuk kemi arritur aty ku duam por kemi ende për të bërë. Shohim tashmë edhe projektet e para që po ndikojnë në jetët e njerëzve, heqja e tarifave roaming. Kjo është një arritje shumë e madhe dhe do të ketë ende gjëra shumë të mëdhaja, njohja e kartave ID, diplomave, heqja e lejeve për punë.

Ne jemi të gatshëm të rikonfirmojmë angazhimin tonë, që e kemi vënë në tryezë të diskutimeve. Ky plan nuk ka për të funksionuar nëse rajoni nuk funksionon si një i tërë. Nuk ka kuptim ndërtimi i autostradave nëse automjetet do të ndalojnë në çdo pikë kalimi, po ashtu edhe trenat apo tregëtia nuk ka kuptim nëse do të ketë 6 lloje të ndryshme çertifikatash. Ky plan do të japë rezultat vetëm nëse ky rajon punon për këtë treg rajonal.

Ne kemi një marrëveshje tashmë për financimin e këtij plani nga BE. Programi IPA 3, do të jetë mekanizëm me të cilin do të financohet ky plan. Ne jemi mëse të gatshëm të fillojmë financimin. Ne po hyjmë në muajin qershor që është një muaj kritik për Ballkanin Perëndimor. Dëshirojmë të organizohen konferencat ndërqeveritare me Serbinë dhe Malin e Zi, si dhe me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ky muaj, ky vit mund të jetë vërtet viti i Ballkanit Perëndimor.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img