Hapësire reklamuese

Aktualitet

Komisioneri Varhelyi në konferencë me Ramën : 28 milionë euro shpërblim për performancën e mirë në punën e bërë, jeni gati për anëtarësim

Shkruar nga Newsbomb

Komisioneri europian për zgjerimin Oliver Varhelyi, gjatë konferencës që ka mbajtur me Kryeministrin Rama ka përgëzuar qeverinë për performancën e mirë  duke i dhuruar Shqipërisë 28 milionë euro

 Gjithashtu ai është shprehur se Shqipëria është gati për hapjen e negociatave për pranimin në Bashkimin Europian.

“Ky është udhetimi im i dytë jashtë shteteve jo anëtare të BE.

Ballkani Perëndimor është prioritet për ne dhe dëshirojmë të kemi më shumë influencë dhe në lidhje me këtë unë do të punoj shumë.

Ne vazhdojmë ta konsiderojmë Shqipërinë si një shtet i gatshëm për hapjen e negociatave me Be.

Ne duhet të kuptojmë se fakti që nuk u hapën negociatat në tetor ka të bëjë me faktin e shqetësimit të shteteve anëtare dhe po punojme në lidhje me këtë për të krijuar një qasje të re të shteteve anëtare.

Procesi duhet të jetë më i  besueshëm , më politik .

Ne duhet të kemi mundësinë që të fillojme negociatat përpara Samitit të Zagrebit.Do të bëjmë të mundur që vendet si Shqipëria të jenë më afër standarteve tona.

Platforma duhet të vazhdohet dhe platforma të tjera duhet të jenë të nevojshme.

Duhet që të gjitha partitë politike të jenë të gatshme që kjo mundësi e anëtarësimit të jetë më e afërt.

Procesi i vetingut ka treguar vendiosmëri për të zbatuar këtë reforme.

Mirëpres marrëveshjen e djeshme, megjithatë kemi sfida të tjera. Duhet luftuar krimi i organizuar.

Lajmi i mirë që do ndaj me ju sot: 28 milionë euro shpërblim për performancën për punën e bërë nga Parlamenti Europian që pritet të vijnë së shpejti.

Më lejoni tju shpreh ngyshëllimet familjarëve që kanë humbur të afërm nga tërmeti, ne do të jemi afër jush për cdo gjë që ju nevojitet.

Do të flasim me të gjithë shtetet anëtare që të vijnë të japin kontributin e tyre që ky kontribut të jetë i konsiderueshëm.

15 milionë euro e dhëna për tërmetin kanë filluar të përdoren.

Sot do të vizitojmë edhe Durrësin për të parë nga afër pasojat e tërmetit”, është shprehur Varhelyi

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll