Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
36 %
4.6kmh
0 %
Die
34 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Komisioneri Varhelyi me mesazh të qartë në Samitin e Berlinit: Shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të integrohen sa më shpejt në BE

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Komisioneri i BE për Zgjerim, Oliver Varhelyi, në fjalën e tij në Samitin e Berlinit është shprehur se vendet e Ballkanit Perëndimor luajnë një rol kryesor në planet e BE për një Europë me të ardhme më të begatë.

Ai u shpreh se duhet të shpejtohet integrimi i këtyre vendeve në Bashkimin Europian, ndërsa shtoi se Komisioni i Europës është gati të laujë një rol të fortë për këtë çështje.

“Në Samitin e Berlinit me vendet e Ballkanit Perëndimor sot: Rajoni luan një rol kryesor në planet tona për një Evropë më të begatë, të lidhur më mirë, më të gjelbër dhe më elastike. Kjo është arsyeja pse ne duhet të shpejtojmë integrimin e saj në Bashkimin Eruopian.

Kur bëhet fjalë për të ardhmen e Procesit të Berlinit, Komisioni Europian është gati të luajë një rol të fortë, me pronësinë e rajonit çelësi i suksesit”, shkruan Varhelyi.

Më shumë

spot_img
spot_img