Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Komisioneri Varhelyi mbështet "Open Balkan": Paketë për të ndryshuar jetën e njerëzve, 6 vendet të marrin pjesë, BE do t'i ndihmojë

Shkruar nga Newsbomb
Komisioneri Varhelyi mbështet "Open Balkan": Paketë për

Komisioneri Oliver Varhelyi ka përkrahur nismën e "Open Balkan", i quajtur dhe "Ballkani i Hapur". Ai ka kërkuar që të gjitha vendet e Ballkanit Perënddimor të bëhen pjesë e kësaj nisme që synon të ndryshojë jetën e njerëzve.

"Kemi insistuar për një bashkëpunim rajonal në aspektin ekonomik. Kjo është një paketë për të ndryshuar jetën e njerëzve dhe realitetin e biznesve. Çfarë ofrojmë ne? Po flasim mundësinë për të kaluar kufirin me karta identiteti, për njëhsimin e diplomave dhe kualifikimeve, për të bërë pagesat më lehtë.

Fillimisht, ishte si një mini-shengen ballkanin, por ne duam që të gjitha vendet të marrin pjesë në të. Ne duam që kjo të jetë në ombrellën e Bashkimit Europian. Thirrja ime është që të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor t'i kthehen kësja nisme dhe ne jemi gati t'i ndihmojmë", ka thënë Varhelyi.

Progres-raporti për anëtarësimin në BE

Oliver Varhelyi, Komisioneri për Zgjerimin, ka prezantuar në Komisionin Europian raportin për progresin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në rrugën e anëtarësimit në BE. Ai ka thënë se dy vednet kaën bërë progres dhe kanë përmbushur kushtet.

Varhelyi ka thënë se vonesat në nisjes zyrtare të negociatave me Tiranën dhe Shkupin ndikojnë negativisht në uljen e besueshmërisë së Bashkimit Europian. Komisioneri ka theksuar se deri në fund të këtij viti duhet të mbahet Konferenca e parë ndërqeveritare me dy vendet.

"Vonesat në nisjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut kanë një ndikim negativ në besueshmërinë e BE -së. Çështjet dypalëshe në pritje midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut duhet të zgjidhen si çështje prioritare. Është thelbësore që Shtetet Anëtare të BE-së të përfundojnë diskutimet mbi Kornizat Negociuese pa vonesa të mëtejshme dhe që konferencat e para ndërqeveritare me të dy vendet të mbahen sa më shpejt të jetë e mundur dhe para fundit të këtij viti", ka thënë Oliver Varhelyi, Komisioneri për Zgjerimin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed