Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
28 %
3.6kmh
0 %
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
7 °
Enj
8 °
E diel, 23 Janar, 2022

Komisioneri Varhelyi mbështet “Ballkanin e Hapur”: E admiroj! Ftoj 3 vendet e tjera që t’i bashkohen kësaj nisme

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

“Mund të më përfshini si mbështetës të “Ballkanit të Hapur”. Kështu u shpreh komisioneri i Zgjerimit Oliver Varhelyi kur u pyet nga kryeministri Rama nëse e mbështeste këtë nismë apo jo. Pyetja ishte direkte dhe përgjigja po ashtu.

Komisioneri tha se kjo inciativë e tre liderëve Rama, Vuçiç dhe Zaev do të lehtësojë jetën e qytetarëve të tre vendeve dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor. Varhelyi kërkoi që tre vendet që nuk janë bërë ende pjesë, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja të bashkohen sa më parë.

“Ne mendojmë që në bazë të rregullave të BE, çdo bashkëpunim rajonal jo vetëm është i mirëpritur, por është në të mirë të të dy palëve. Do të ishte ideale të gjendej një mënyrë për t’u kthyer në tregun e përbashkët rajonal.

Ftoj 3 vendet e tjera t’i bashkohen kësaj nisme, mund të ndryshojë realitete në terren që janë shumë të zymta dhe vetëm përmes bërjes konkrete të tregu të përbashkët rajonal. Unë uroj që t’i bashkohen sa më shpejt edhe 3 vendet e tjera”, shtoi ai.

Pjesë nga fjala e Oliver Varhelyi:

Kam qenë gjithmonë i pirur pozitivisht ndaj këtij propozimi. Së pari u quajt Minishengen e më pas u përpoqëm me Procesin e Berlinit, por për fat të keq kjo nismë u la mënjanë dhe ndërkohë e konsideroj “Ballkanin e Hapur” një pasardhëse apo një zëvendëse deri sa të gjithë të jenë rreth tryezës. Ju duhet ët vazhdoni ta nxisni këtë nismë sepse rajoni kërkon të jetë një i tërë sa i takon ekonomisë, shoqërisë dhe rajoni kërkon të jetë bashkë, siç jemi ne në BE.

Admiroj faktin se sa fort e ndjeni këtë nismë, ka qenë nismë që vjen nga Ballkani. Ju kuptuat rëndësinë e integrimit rajonal dhe kjo është në gjendje të ndryshojë jetën e qytetarëve tuaj. Ky është mesazhi më i mirë që rajoni mund të përçojë, që jo vetëm është gati për bashkëpunim rajonal, por po e bën. Mund të më përfshini si mbështetës të “Ballkanit të Hapur”.

Ne mendojmë që në bazë të rregullave të BE, çdo bashkëpunim rajonal jo vetëm është i mirëpritur, por është në të mirë të të dy palëve. Do të ishte ideale të gjendej një mënyrë për t’u kthyer në tregun e përbashkët rajonal. Ftoj 3 vendet e tjera t’i bashkohen kësaj nisme, mund të ndryshojë realitete në terren që janë shumë të zymta dhe vetëm përmes bërjes konkrete të tregu të përbashkët rajonal. Unë uroj që t’i bashkohen sa më shpejt edhe 3 vendet e tjera.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img