Hapësire reklamuese

Aktualitet

Komisioneri Publik ankimon vendimin e KPK-së për Besim Hajdarmatajn

Shkruar nga Newsbomb
Prokurori i Krimeve te Renda, Besim Hajdarmataj

Pas konfirmimit në detyrë nga Vettingu dhe Komisioni i Pavarur i Kualifikimit(KPK) më 16 tetor të këtij viti, përzgjedhja e prokurorit Besim Hajdarmataj, është ankimuar nga Komisioneri Publik.

Mësohet se ankimimi për Hajdarmatajn ka ardhur pas rekomandimit të ONM-së (Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit)

Komisioneri Publik ka ankimuar në Komisionin e Pavarur të Apelimit (KPA), vendimin e KPK-së për prokurorin e shkallës së parë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Sipas Komisionerit Publik, vendimi për konfirmimin në detyrë të Besim Hajdarmatajt është i cënueshëm në tërësinë e tij dhe se përmban shkaqe të mjaftueshme ligjore për tu paraqitur në KPA.

Pjesë nga relacioni i Komisionerit Publik:

Komisioneri Publik sqaron se pasi shqyrtoi vendimin e mësipërm të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për të paraqitur ankim, vlerëson se vendimi për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Besim Hajdarmataj është i cenueshëm në tërësinë e tij dhe përmban shkaqe të mjaftueshme ligjore për t’iu paraqitur juridiksionit kontrollues dhe rivlerësues të Kolegjit.

Nisur nga kjo, Komisioneri Publik kërkon që shkaqet e këtij ankimi të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe, në përfundim të shqyrtimit të çështjes në seancë publike, të vendosë ndryshimin e vendimit nr. 200, datë 16.10.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Besim Hajdarmataj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.