Tirana
clear sky
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
88 %
2.1kmh
0 %
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

Komisioneri Publik ankimon vendimin e KPK për prokuroren Elona Alvora

spot_img

Lajme të ngjashëm

Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e KPK për konfirmimin në detyrë të prokurores së Prokurorisë së Vlorës, Elona Alvora.

Në njoftim thuhet se, nga shqyrtimi i vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe akteve shoqëruese të tij, Komisioneri Publik konstaton se, procesi i hetimit i kryer nga Komisioni nuk ka qenë i plotë e për rrjedhojë, në gjendjen që janë aktet, nuk mund të konkludohet se subjekti i rivlerësimit është në kushtet për konfirmim në detyrë.

Nëpërmjet këtij ankimi, Komisioneri Publik synon hetim të mëtejshëm të kriterit të aftësive profesionale të subjektit të rivlerësimit, pasi thotë se përfundimet e Komisionit për këtë kriter kontrolli nuk gjejnë mbështetje të plotë në aktet dhe provat e administruara.

Komisioneri Publik kërkon që shkaqet e ankimit të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe, në përfundim të një hetimi të plotë, të vendosë në mënyrë alternative: ndryshimin e vendimit nr. 538, të dhënë më datë 6 korrik, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ose lënien në fuqi të këtij vendimi.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img